“Oh sa mirë tu bë se nuk dëgjon!”, i thotë nëna fëmijës, kur rëzohet apo pëson ndonjë dëmtim apo humbet diçka. Kjo shprehje e frikshme dhe njëkohësisht e pa menduar, përdoret nga të gjithë, të mëdhenj e të vegjël.
Fëmijët, nën shëmbullin e të rriturve e praktikojnë ndërmjet tyre, kur njëri nga ata dëmtohet apo i prishet ndonjë lodër. Ajo që është e dhimbshme në këtë rast, qëndron te indiferenca e të rriturit aty pranë.
Të rriturit as që i bën përshtypje se kjo shprehje është e dëmshme për zhvillimin e dhembshurisë dhe e të mirës, që po përdoret për të bërë keq.
Të rriturit nuk i shkon në mendje se e ka për detyrë t’i mësojë fëmijës që po mbyll derën e zemrës për t’u bërë ashtu siç dëshiron, i mirë.
Të rritur, e keqja nuk ndodh në një ditë, por ndërtohet në heshtje përditë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.