Dyzetë vjet prej raportimit të rastit të parë me virusin HIV, që shkakton sëmundjen AIDS, Kombet e Bashkuara kanë thënë se janë optimiste se ky virus mund të mposhtet deri më 2030.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për AIDS-in ka thënë se të paktën 40 shtete janë në rrugë për të shënuar 90 për qind rënie të vdekjeve të lidhura me këtë sëmundje deri më 2030, duke përfshirë nëntë shtete në lindje dhe jug të Afrikës.
Në raportin e fundit, programi i Kombeve të Bashkuara për HIV ka thënë se 37.6 milionë persona në botë kanë jetuar me këtë sëmundje më 2020. Prej tyre, 27.4 milionë janë duke pranuar trajtim – më shumë se trefish sa janë trajtuar më 2010. Trajtimi kualitativ besohet se ka shmangur 16.2 milionë vdekje nga viti 2001.
Përgjatë dekadës, numri i personave që kanë vdekur me AIDS ka rënë për 43 për qind më 2020, ka thënë UNAIDS. Kjo agjenci ka thënë se sëmurja me AIDS vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve të grave të grup-moshës 15-49 vjeçe në Afrikës sub-Sahariane. Gjashtë prej shtatë të infektuarve të rinj me HIV, që raportohen në mesin e adoleshentëve të grup-moshës 15-19 vjeç në këtë rajon, janë vajza.
Burimi / Rel
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.