Në fokus

April 22, 2020 | 8:07

Olta Marku: Edukimi i fëmijëve, sfiduesi i bullizmit

 

Çfarë është bullizmi? Bullizmi i ngjan talljes. Ajo është dhunë psikologjike ose fizike e ushtruar nga një individ ose një grup individësh kundrejt një individi tjetër.

Olta Marku, psikologe këshillimi

Olta Marku, psikologe këshillimi

Askush nuk ka të drejtë të të bëjë që të ndihesh i fyer, të të poshtërojë, të të paragjykojë dhe të të shtypë! Ti kurrë nuk duhet të lejosh askënd të sillet në këtë mënyrë me ty dhe të bëjë të ulësh vlerësimin për veten. Ti gjithmonë duhet të jesh krenar për veten dhe ta mbrosh atë nga çdo lloji sulmi dashakeqës! Lufto dhe sfido çdo gjë për të mbrojtur veten! Ti je zot i vetes tënde.

Të dashur prindër që i keni rritur dhe edukuar fëmijët duke u mësuar që të përshtaten me më të fortët, të pasurit, të bukurit, dhe të përbuzin të urtët, të varfrit, individët që vijnë nga fshati, individët me ngjyrë. Duke u mësuar ofendime, injorime dhe duke u vënë epitete fëmijëve me nevoja të veçanta. Jeni ju shkak i edukimit të tyre. Jeni ju që i përkrahni fëmijët kur dëgjoni që ato kanë goditur një bashkëmoshatar të tyre duke ju thënë “i forti” i mamit dhe “trimi” i babit. Jeni ju që qeshni kur ato ofendojnë dikë pasi ju duket “shaka e madhe”.

Jeni ju që po ju përkëdhelni sedrën e tyre dhe po i bëni egoiste ndaj botës. Mbase të tillë ishit dhe ju dhe të njëjtën frymë po u përçoni dhe fëmijëve tuaj. Por duhet të dini qè dhuna psikologjike dhe fizike që ushtrojnë ndaj bashkëmoshatarëve të tyre nuk i bën më të mirët,më të zgjuarit dhe më të veçantët fëmijët tuaj përkundrazi i bën arrogantë dhe jo të denjë për një mjedis tè përbashkët dhe miqësor!

1

Prandaj jeni empatikë dhe ndryshoni frymën e arrogancës ndaj mjedisit social. Mësojini fëmijës që çdokush është i veçantë. Çdo fëmijë është i bukur. Të gjithë fëmijët kanë të drejta të barabarta! Mësojani vetes si prindër në radhë të parë se çfarë do të thotë të jesh i bullizuar dhe me pas përçojeni këtë frymë tek fëmijët tuaj që janë e ardhmja e shoqërisë!

Ndërsa për ju prindër që keni fëmijë që kanë rënë pre e bullizimit luftoni për t’i mbrojtur nga ky fenomen që po shkatërron fëmijët të cilët rriten në këtë ambient. Kuptojini fëmijët dhe mos e anashkaloni problemin e tyre. Flisni me fëmijët tuaj dhe rrisni vlerësimin për veten e tyre. Bëjini të kuptojnë që janë të barabartë me të tjerët! Bashkëbisedoni me mësuesit, edukatorët, shoqërinë për shqetësimet që ju shfaqin fëmijët tuaj. Ndihmoni që të bëhen të zotët e vetes dhe mos të lejojnë askënd t’i fyej dhe paragjykojë. Rritini me frymën se ato vlejnë shumë dhe askush s’ka të drejtë t’i ofendojë apo dhunojë! Rrisni me frymën që ju i doni dhe janë gjithçka për ju! Dashuria, mirëkuptimi dhe bashkëbisedimi me fëmijët arrin t’i ndihmojë të përballen me sfidat e përditshmërisë!

Të gjithë së bashku mund të luftojmë këtë fenomen “shkatërrues”. Të gjithë së bashku do ja dalim të mposhtim çdo individ që ushtron dhunë psikologjike dhe fizike ndaj çdo individi!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top