FB

January 26, 2022 | 8:25

Omicron varianti më rezistent i Sars-Cov-2, ja sa orë qëndron në lëkurë…

Në një studim të fundit, studiuesit japonezë raportojnë se varianti Omicron, ka stabilitet më të lartë mjedisor se variantet e mëparshme. Çka do të thotë se Omicron mund të rezistojë më gjatë në mjedise të ndryshme se variantet e tjera të Sars-Cov-2.

omicron

Studimi, krahasoi llojin e SARS-CoV-2 që u zbulua në Wuhan me variantet Alfa, Beta, Delta dhe Omicron për mbijetesën dhe infektueshmërinë e tyre. Studiuesit vlerësuan qëndrueshmërinë e virusit në sipërfaqet plastike (pllakë polistiren) dhe lëkurën e njeriut. Duke përdorur lëkurën e njeriut të mbledhur nga ekzemplarët e autopsisë mjeko-ligjore, studiuesit zhvilluan një model ex vivo.

Koha e mbijetesës së virusit në lëkurë, sipas studimit:

Wuhan – 8.6 orë

Alfa – 19.6 orë

Beta – 19.1 orë

Gamma – 11 orë

Delta – 16.8 orë

Omicron – 21.1 orë

Rezistenca më e lartë e Omicron në lëkurë dhe infektueshmëria mund ta ketë ndihmuar të zëvendësojë Deltën si variant dominues.

 

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top