Optika Luani e pranishme në mjaft qytete të vendit tonë si në Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Lushnjë, Berat, Kamëz, etj, përcjell tek klientët e saj standardin më të lartë të shërbimit në fushën e optikës dhe optometrisë. E gjitha kjo falë një stafi profesionistësh, duke filluar nga vizitat okulistike, përzgjedhja e skeleteve dhe xhamave optikë Shamir në përputhje me kërkesat me specifike të klientëve.
Vizitat okulistike zhvillohen nga stafi i specializuar i doktorëve optometristë të cilët do t’ju asistojnë në çdo ditë të javës me kontrolle të specializuara të shikimit, nga matja e numrit të dioptrisë, e probleme të tjera të lidhura me syrin duke parandaluar në këtë mënyrë çdo problematikë në të ardhmen.
Gjithçka kryhet me teknologjinë më moderne në këtë fushë dhe kujdesin maksimal të stafit tonë për të gjitha moshat, duke filluar nga fëmijët deri tek më të moshuarit.
Kështu për të gjithë pacientët që duan të përdorin syze progresive Optika Luani është vendi i perfekt për të marrë produktin më cilësor dhe shërbimin më profesional të mundshëm. Disa faktorë të ndërlidhur që duhen mbajtur parasysh kur vendosni syze progresive janë:
- Qëndrimi: Qëndrimi i zakonshëm i kokës së pacientit duhet të merret parasysh kur specifikohet një lartësi e përshtatshme. Qëndrimi i zakonshëm i kokës pasqyron mënyrën rutinë në të cilën një individ e mban kokën. Një qasje alternative do të ishte rregullimi i lartësisë së përshtatjes për të kompensuar disa devijime posturale. Për më tepër, gjatësia e korridorit mund të rregullohet gjithashtu, me korridoret më të gjata të përdorura për animin e kokës mbrapa dhe korridoret më të shkurtër të përdorur në pozicionet e kokës përpara.
- Gjatësia e korridorit: Sot, çështjet që lindin nga përdorimi i gjerë i telefonit celular kanë kërkuar rishikimin e këndeve tradicionale të depresionit të syrit nga 26 në 28 gradë, në më pak se 22 deri në 25 gradë.
- Përshtatja e skeletit optik: Për të komplikuar më tej arritjen e vendosjes më të mirë për një skelet progresiv, gjëra të tilla si preferenca e pacientit për një përshtatje të lirshme të kornizës, pastrimi i qerpikëve dhe ndjeshmëria e sinusit ose e lëkurës mund të kërkojnë modifikimin e lartësisë së përshtatjes nga pozicioni i saj i paracaktuar përpara bebëzës. Në të vërtetë, preferencat e përdoruesve mund të mbeten më sfiduesja nga të gjitha variablat në dhënien e lenteve progresive.
- Pjerrësia pantoskopike: Synimi i një pjerrësie të duhur pantoskopike midis 8 dhe 10 gradë, është e rëndësishme kur vendoset një progresive.
Në çdo pikë të rrjetit Optika Luani klientët do të asistohen me një program të posaçëm, duke ofruar çdo informacion të nevojshëm rreth mënyrës së përzgjedhjes se xhamave optike duke i përshtatur me profesionin, moshën dhe aktivitetin ditor. Në Optika Luani i kushtojmë një kujdes të veçantë leximit të recetës, duke përshtatur më së miri skeletin optik, lentet e personalizuara së bashku me numrin tuaj të dioptrisë.
Natyrisht që vëmendja kryesore e opticienit profesionist do të jetë matja korrekte e distancës pupilare (PD), zgjedhja optimale dhe ergonomike e xhamit optik, shtresat mbrojtëse të lentes, filtrat e aplikuar, indeksin e hollimit përkatës për ta përshtatur sa më mirë me kërkesat e klientit për një shikim të pastër dhe komod në çdo distancë që ka nevojë.
Gjatë muajit Janar në Optika Luani nuk do të mungojnë ofertat fantastike për xhamat Shamir Glacier Plus dhe Shamir Blue Zero. Gjithashtu Optika Luani ofron zbritje të veçantë për studentët posedues të kartës së studentit të cilët kalojnë kohë të gjatë në përdorimin e pajisjeve dixhitale si kompjuter, smartphone, ipad etj.
Optika Luani sjell në tregun shqiptar trendet më të reja të modës të syzeve të diellit dhe skeleteve optike nga markat më të mira në botë si Cartier, Gucci, Silhouette, Chopard, Valentino, Montblanc, Boucheron, Bvlgari, Ray Ban, Dolce&Gabbana, Versace, Persol, Hugo Boss, David Beckham, Jimmy Choo, Tom Ford, Philipp Plein, Blumarine, Burberry, Emporio Armani, Trussardi, etj.
Adresa: “Optika Luani” pranë sheshit “Willson” | Rr. “Muhamet Gjollesha”, para 21 Dhjetorit
Rr. “Sami Frashëri”, përballë Drejtorisë së Policisë Tiranë
Cel: +355 68 90 92 402 | +355 69 20 77 119
www.optikaluani.al | Facebook Optika Luani | Instagram optikaluani
Botuar në Revista Psikologjia nr.187
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.