FB

June 24, 2024 | 14:18

Optika Luani / Xhamat e diellit Shamir me numër dhe transition, mbrojtje optimale nga rrezatimi UV i diellit

 

 

Për të mbrojtur sytë dhe shikimin tuaj nga rrezatimi diellor ju duhet të përdorni syzet e diellit që bllokojnë 100%  rrezet UV kudo që të ndodheni të ekspozuar ndaj dritës. Sytë kanë nevojë të mbrohen edhe në ditë me re, sepse rrezet UV të diellit mund të depërtojnë shtresën e reve. Syzet e diellit të cilat mbulojnë tërësisht sipërfaqen e syrit garantojnë mbrojtjen perfekte duke reduktuar dritën e diellit që depërton në sy.

optikaluani5

Rrezet UV janë të padukshme. Ekzistojnë tre kategori të rrezatimit UV: 

•UVA- Rrezet e kësaj kategorie janë më pranë dritës së dukshme dhe kanë energji më të ulët se UVB dhe UVC. Ndërkohë rrezet UVA mund të kalojnë përmes korneas duke prekur lenten dhe retinën e syrit. Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve UVA lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e disa tipeve të kataraktit dhe studiuesit vlerësojnë që rrezet UVA mund të ndikojnë gjithashtu në zhvillimin e degjenerimit makular.

•UVB- rrezet UVB kanë gjatësi vale më të mëdha (280-315 nm) dhe ebnnergji më të ulët se UVC. Këto rreze filtrohen pjesërisht nga shtresa e ozonit por jo të gjitha, një pjesë e tyre arrin sipërfaqen e Tokës. Në sasi të vogla rrezet UVB nxitin prodhimin e pigmentit melanin nga lëkura duke ndikuar në nxirjen e saj. Por në vlera të larta ky tip rrezatimi përpos problemeve të lëkurës shkakton edhe dëmtime të syrit.

•UVC- këto janë rrezet me energjinë më të lartë dhe potencialisht më të dëmshmet për sytë. Për fat shtresa e ozonit bllokon të gjitha rrezet UVC, por dëmtimi i kësaj shtrese lejon depërtimin e tyre në sipërfaqe të Tokës duke shkaktuar probleme në shëndet. Rrezet UVC kanë gjatësi vale 100-280 nm.

 

UV Indeks

▪︎Pa rrezik për persona normalë

▪︎Rrezik i ulët për dëmtime nëse ekspozohet pa mbrojtje ndaj diellit

▪︎Rrezik i lartë për t’u dëmtuar nga ekspozimi i pambrojtur ndaj rrezeve

▪︎Rrezik shumë i lartë për t’u dëmtuar

▪︎Rrezik ekstrem për dëmtime ndaj rrezeve UV

optikaluani3

 Faktorët e riskut UV

 

1.Vendndodhja gjeografike. Zonat tropikale dhe ato pranë ekuatorit janë më të ekspozuara

2.Lartësia. Në lartësia të mëdha risku ndaj ekspozimit është më i lartë.

3.Orari gjatë ditës. Intensiteti më i madh është gjatë orës 10 AM-16 PM.

4.Mjedisi. Në ambiente të hapura me sipërfaqe të mëdha reflektime ekspozimi është më i lartë.

5.Medikamente. Disa medikamente mund të rritin ndjeshmërinë e trupit të njëriut ndaj rrezeve UV.

Fëmijët gjithashtu kanë nevojë të përdorin syze dielli. Zakonisht fëmijët në mënyrë të natyrshme shpenzojnë më tepër kohë të ekspozuar ndaj dritës së diellit. Po kështu fëmijët janë më të ndjeshëm tek dëmtimet e syrit sepse lentja e syrit të tyre është më e pazhvilluar sesa tek të rriturit duke mundësuar depërtimin e më tepër rrezeve UV.

▪︎Jo të gjitha syzet e diellit bllokojnë 100% rrezet UV. Zgjidhni me kujdes syzet tuaja të diellit në Optika Luani sipas nivelit të mbrojtjes së tyre.

▪︎Kini paraysh të përdorni syzet e diellit edhe në hije.

▪︎Syzet e diellit janë të rëndësishme në çdo stinë.

▪︎Përdorni syze dielli edhe nëse mbani lente kontakti.

▪︎Edhe njerëzit me tipare më të errëta megjithëse me risk më të ulët janë sërisht të ekspozuar ndaj rrezeve UV të diellit.

 

Tipet e syzeve të diellit që mund të përdorni dhe i gjeni në Optika Luani janë. 

Syzet e diellit të polarizuara – Janë të pajisura me një shtresë speciale antireflektive e cila lejon vetëm rrezet e dritës të hyjnë tek syri vertikalisht, duke mundësuar shikimin drejt çdo objekti direkt, duke bllokuar njëkohësisht dritën të hyjë nga çdo kënd tjetër, pra më pak rrezatim verbues që kthehet nga sipërfaqet reflektuese përreth. Syzet e polarizuara janë mjaft të rehatshme në rrugë, per motoristët, në ujë, lundruesit, etj. Personat që i janë nënshtruar ndërhyrjes së kataraktit mund të përfitojnë nga lentet e polarizuara.

Syzet e diellit të papolarizuara – Polarizimi jo gjithmonë është zgjidhja perfekte. Filtri që redukton rrezet verbuese mund të vështirësojë shikimin në objekte të tjera si ekranet dixhitale, apo shkrimet dixhitale në bankomate apo stacione karburanti. Pilotët dhe lundruesit hasin vështirësi në leximin e paneleve elektronike. Lentet e polarizuara mund të ndërtohen njëkohësisht me xhamat optikë progresivë dhe ato fotokromatikë Shamir.

Xhamat e diellit me numër- Për korrigjimin e shikimit dhe komoditetin gjatë ditës xhamat e diellit me numër janë një zgjidhje perfekte.

Xhamat pasqyrë – Këto syze janë shumë cool, por njëkohësisht përmirësojnë shikimin dhe reduktojnë lodhjen e syrit. Mund të bllokojnë deri 60% të dritës së diellit.

Lentet prej kristali – Janë të qëndrueshme, ofrojnë qartësi dhe pamje unike. Por janë të rënda në peshë dhe natyrisht kristali nuk është një material i sigurtë.

Lentet plastike – Lentet e diellit platike janë të lehta dhe praktikisht të pathyeshme, mund të trajtohen lehtësisht në errësime dhe filtra të ndryshëm.

Lentet polikarbonat – Këto janë një teknologji high-tech, të lehta dhe rezistente, bllokojnë 100% të rrezatimit të dëmshëm UV.

Xhama të polarizuar Shamir! Të veshura me një film të veçantë që neutralizon në mënyrë efektive shkëlqimin e dritës së diellit, lentet e polarizuara Shamir ofrojnë shikim të qartë, ndërkohë që përmirësojnë kontrastin, parandalojnë shtrembërimin e ngjyrave natyrale dhe madje mbrojnë kundër dritës UV potencialisht të dëmshme. Ato janë zgjidhja ideale për të gjithë përdoruesit e syzeve dhe ofrojnë siguri dhe performancë për shoferët, entuziastët e sporteve dhe aktiviteteve në natyrë.

optikaluani2

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top