Xhamat optikë janë një pikë e fortë e Optika Luani. Optika Luani tashmë sjell teknologjinë më të fundit të xhamave optikë në bashkëpunim me gjigantin izraelit Shamir.
Sytë janë prezantimi më i mirë me botën. Garancia për të parë dhe shijuar gjithçka që na rrethon. Për mirëqenien e tyre, jo vetëm atëherë kur shfaqen probleme, nevojiten profesionistë të vërtetë. Nisur nga nevojat e një tregu me kërkesa gjithnjë e në rritje, për vizita mjekësore të specializuara dhe materiale optike të fjalës së fundit, Optika Luani zgjeron gamën e aktivitetit të saj.
Pas dy pikave në Tiranë, një pranë 21-Dhjetorit e Sheshit Willson, dhe një në Lushnje, një tjetër pikë e rëndësishme i shtohet kryeqytetit nën logon e Optika Luani. Sepse cilësia e mirë e jetës varet nga shikimi, ndaj për opticienin e mirënjohur Luan Sefa hapja e këtij salloni të tretë prestigjioz pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë ishte mëse i duhur.
Optika Luani është lider në vendin tonë. Prandaj, për t’u siguruar që sytë tanë jo vetëm të shohin mirë, por edhe të gëzojnë shëndet të plotë, është i nevojshëm kontrolli periodik i shikimit. Optika Luani e mundëson këtë në çdo ditë të javës.
Vizita okulistike falas me mjekët tanë të huaj dhe shqiptarë. Gjithçka dëshironi të dini për problemet e shikimit apo të syve tuaj, tek Optika Luani do gjeni profesionistët e duhur. E larmishme në ofrimin e shërbimeve të saj, Optika Luani është gjithashtu përfaqësuese ekskluzive e markave më të njohura të syzeve Mont Blanc, Dolce&Gabbana, Persol, Max Mara, Vogue, Bvlgari, Ray Ban, Jimmi Choo, Chopard, Silhouette, Tom Ford, Brioni, Gucci, Miu Miu, Hugo Boss, Versace, etj. Optika Luani sjell për ju një gamë te gjerë të syzeve të diellit për fëmijët tuaj me modele dhe ngjyra pafund. Ray Ban Aviator Junior, ideale për mbrojtjen e syrit të të vegjëlve.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 153
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.