Sytë janë dritarja jonë drejt botës, përmes tyre jeta merr ngjyra, forma dhe kuptim. Ndaj, kujdesi për shikimin nuk duhet shtyrë, sepse çdo detaj i humbur është një përvojë më pak. Në një kohë kur teknologjia ka rritur ndjeshëm numrin e personave me patologji të syrit, nëse ndieni shqetësime apo thjesht lini pas dore kontrollin, “Optika Premium” është vendi ku shikimi trajtohet me profesionalizmin që meriton. Me mjekët Artan Ibraj dhe Irma Zhonga, si dhe teknologji gjermane të avancuar, vizitat e specializuara ofrohen në Astir dhe Kamëz. Gjatë muajit shkurt, “Optika Premium” u ofron lexuesve të revistës 40% zbritje në të gjitha llojet e xhamave optikë.

Dr. Artan Hibraj, mjek okulist me eksperiencë të gjatë klinike dhe kirurgjikale, i diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë (2004) dhe specializuar në vitin 2012 në degën e okulistikës si dhe ka kryer specializime të shumta jashtë vendit. Ai ofron shërbim të kompletuar ndaj pacientit, të rritur dhe fëmijë duke ofruar vizita të thelluara okulistike, ekzaminime të avancuara të syrit si dhe ndërhyrje kirurgjikale si p.sh: ndërhyrjet e kataraktës, duke ndihmuar në rikthimin e shikimit të mijëra pacientëve si dhe trajtime me lazer yag e slt, injeksioni intravitreale e shumë të tjera.
Dr. Irma Zhonga, mjeke okuliste me përvojë, e diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë (2004) dhe specializuar në okulistikë në vitin 2012 si dhe me specializime të tjera jashtë vendit. Me përvojë të gjatë klinike në trajtimet e syve tek të rriturit në patologjitë më të shpeshta si retinopatia diabetike dhe glaukoma me injeksionet intravitreale si dhe laserat slt dhe yag, gjithashtu një eksperiencë e gjatë në trajtimin e anomalive të refraksionit tek fëmijët. Gjatë viteve të punës, ka qenë pjesëmarrëse në komisionet mjeko-ligjore të okulistikës si dhe ka kryer master në Mjekësinë Estetike.

***
Si lindi ideja e themelimit të Optika Premium? Cila ishte nevoja apo vizioni për të krijuar këtë hapësirë të dedikuar shëndetit të shikimit?
Ideja e “Optika Premium” lindi nga pasioni ynë për degën e okulistikës, shëndetin e syve dhe nga dëshira për t’i ofruar pacientëve një shërbim ekselent në këtë fushë. Gjithashtu ne dëshironim të krijonim një hapësirë ku kujdesi profesional, teknologjia moderne dhe këshillat e personalizuara të përzihen me stilin dhe komoditetin, një vend ku çdo pacient ndihet i mirëpritur dhe i sigurt për shikimin e tij.
Optika Premium funksionon mbi një bashkëpunim mes dy mjekëve me përvojë. Çfarë e bën këtë partneritet të veçantë?
“Optika Premium” është rezultat i bashkëpunimit mes dy mjekëve me përvojë, i cili ka nisur që nga vitet e studimit në Fakultetin e Mjekësisë (1998–2004) dhe vazhduar më tej gjatë specializimit 4-vjeçar në okulistikë (2008–2012). Kjo histori e gjatë bashkëpunimi na bën të aftë të ofrojmë kujdes të përbashkët, me pasion dhe profesionalizëm, duke vendosur gjithmonë pacientin në qendër të punës tonë.
Çfarë e bën të rëndësishme punën tuaj si okulistë në një realitet kur teknologjia na ka “pushtuar”? Janë shtuar problematikat sipas grupmoshave, është afruar incidenca?
Puna jonë si okulistë është sot më e rëndësishme se kurrë, sepse mënyra moderne e jetesës ka ndryshuar thellësisht shëndetin e syve. Përdorimi intensiv i ekraneve si telefon, tablet apo kompjuter, ka sjellë rritje të problematikave të shikimit tek fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë, duke përfshirë miopinë dhe lodhjen vizuale. Tek të rriturit, stresi vizual dhe sëmundjet kronike të syrit janë gjithashtu më të shpeshta. Në këtë kontekst, vizitat e rregullta, diagnostikimi i hershëm dhe këshillat e personalizuara bëjnë diferencën, duke parandaluar përkeqësime dhe duke ruajtur shikimin në çdo moshë.
A ka sëmundje të syrit që mund të parandalohen? Si mund t’i mbrojmë sytë tanë?
Po, ka shumë probleme të syrit që mund të parandalohen ose të kontrollohen në mënyrë efektive. Miopia, katarakta, sëmundjet e retinës dhe lodhja vizuale mund të menaxhohen me vizita të rregullta, kontrolle rutinë dhe zakone të shëndetshme për sytë. Mbajtja e një higjiene të mirë të syve si ndriçimi i duhur, pushimet nga ekranet, përdorimi i syzeve të diellit me filtrat UV si dhe ushqimet e shëndetshme që mbrojnë shikimin, janë hapa të thjeshtë por efektivë për t’i ruajtur sytë të shëndetshëm. Gjithashtu për personat që kanë histori familjare të sëmundjeve të syrit apo sëmundje shoqëruese si diabeti dhe hipertensioni, rekomandohen kontrolle edhe më të shpeshta. Diagnostikim i hershëm do të thotë ruajtje e shikimit.

A keni vënë re një rritje të ndërgjegjësimit dhe interesit për kontrolle oftalmologjike vitet e fundit?
Po, vitet e fundit kemi vërejtur një rritje të dukshme të ndërgjegjësimit dhe interesit për kontrolle oftalmologjike. Me rritjen e përdorimit të pajisjeve digjitale dhe fokusin më të madh në mirëqenien e përgjithshme, pacientët po kërkojnë kontrolle më të shpeshta dhe informohen më shumë për rëndësinë e parandalimit. Ky është një ndryshim shumë pozitiv, sepse diagnostikimi i hershëm i problemeve të syrit mund të parandalojë përkeqësime dhe të përmirësojë cilësinë e shikimit gjatë jetës.
Cila është mosha e duhur për kontrollet e syrit?
Kontrollet e syrit duhet të fillojnë që në moshë të hershme dhe të vazhdojnë gjatë gjithë jetës. Për fëmijët, vizita e parë rekomandohet rreth moshës 3–5 vjeç, për të siguruar zhvillim normal të shikimit dhe për të kapur herët problematikat si ambliopia ose devijimi i syrit. Por nëse prindërit vënë re një problematikë tek fëmija, vizita mund të kryhet edhe më herët, që tek të porsalindurit. Tek të rriturit, kontrolli rutinë duhet të bëhet çdo 1–2 vjet, ose më shpesh nëse ka faktorë risku si diabeti, hipertensioni, apo histori familjare të sëmundjeve të syrit. Edhe në moshën e tretë, kontrollet janë të domosdoshme për parandalimin e sëmundjeve si katarakta, glaukoma dhe sëmundjet e retinës.
Sa rol luan teknologjia që përdorni në diagnostikim dhe trajtim? Çfarë e diferencon aparaturën tuaj nga një kontroll standard?
Teknologjia që përdorim luan një rol kyç në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve të syrit. Aparaturat moderne na lejojnë të bëjmë matje shumë të sakta, të kapim shenjat e hershme të sëmundjeve dhe të ofrojmë trajtime të personalizuara. Ajo që e diferencon “Optika Premium” nga një kontroll standard është kombinimi i teknologjisë së avancuar me ekspertizën tonë si okulistë: nuk bëjmë vetëm matje syzesh por analizojmë çdo rezultat me kujdes dhe ofrojmë këshilla të detajuara për shëndetin e syve, duke siguruar një eksperiencë të plotë dhe të sigurt për pacientin.

Nga kontrolli tek zgjidhja përfundimtare, si zhvillohet i gjithë procesi tek “Optika Premium”, nga vizita mjekësore, te përzgjedhja e xhamave dhe syzeve të përshtatura për çdo individ?
Tek “Optika Premium”, çdo proces fillon me një vizitë mjekësore të plotë, ku diagnostikojmë gjendjen e syve dhe identifikojmë nevojat individuale të pacientit. Më pas, pacienti udhëhiqet në zgjedhjen e xhamave dhe syzeve, të cilat përshtaten jo vetëm me recetën, por edhe me stilin, komoditetin dhe preferencat personale. Çdo hap është i personalizuar dhe i shoqëruar me këshilla profesionale, që nga kontrolli i shikimit deri te zgjidhja përfundimtare. Kështu, çdo pacient largohet jo vetëm me shikim të përmirësuar, por edhe me syze që reflektojnë stilin dhe personalitetin e tij.
OFERTË E DEDIKUAR PËR MUAJIN SHKURT
Përgjatë gjithë muajit, për të lexuesit e revistës 40% ulje në të gjitha llojet e xhamave optikë
Adresa 1: ASTIR, Bulevardi “Migjeni”, pallati tek Qendra Shëndetësore.
Cel: +355 69 55 12 529
Adresa 2: KAMËZ, Bulevardi “Nënë Tereza”, përballë gjimnazit “Ibrahim Rugova”, pallati i ri tek Rossman&Lala.
Cel: +355 69 51 45 367
Facebook Optika Premium
Instagram: optika_premium
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

