Ashtu siç ndodh dy herë në vit, vjen sërish radha e kthimit të orës diellore. Është e diela e fundit të tetorit, ajo që na fal një orë më shumë nga zgjimi i mëngjesit. Kalimi i akrepave, ashtu siç ndodh çdo vjeshtë, ndodh natën ndërmjet të shtunës 26 tetor dhe të dielës 27.
Megjithatë, si rezultat do të kemi më pak dritë gjatë ditës. Koha diellore do të na mbajë deri në të dielën e fundit të muajit mars në vitin 2025, kur do t’i kthehemi sërish orë në pranverës.
Ora diellore 2024: energji dhe shëndet
Koha diellore është një “metodë” e përdorur nga ligji për të kursyer energji. Të gjithë pajtohen më atë që ndryshimi i orës, sidomos kur kthehet në periudhën e pranverës, shkakton shumë probleme për trupin tonë: pagjumësi, vështirësi në përshtatjen me orën e re dhe ndjenja lodhjeje.
Ora diellore 2024: fakte historike
Por si ka arritur ky vendim historik për të ndryshuar orën në një pikë të vitit? Ishte viti 1784 kur Benjamin Franklin botoi në gazetën franceze “Journal de Paris” një ide bazuar në konceptin e kursimit të energjisë. Kaloi më shumë se një shekull, kur në vitin 1907, projekti i Franklin u rimor në dorë nga një ndërtues anglez, William Willet. Këtë herë propozimi gjeti më shumë mbështetje për shkak të situatës së kufizimeve të mëdha ekonomike pas luftës, dhe më pas, në vitin 1916 Dhoma e Lordëve anglezë i hapi dritën jeshile këtij ndryshimi. Lëvizja e parë e akrepave një orë para u bë në verë.
Përgatiti Orjona Tresa
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.