Alzheimeri me sa duket e ka origjinën në mëlçi dhe jo në tru, siç është menduar deri më tani. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e “Scripps Research Institute” në San Diego, të cilët e kanë botuar studimin e tyre në “Journal of Neuroscience Research”.
Studiuesit kanë gjetur në mëlçi karakteristikat e pllakave emiloide, formacione jashtëqelizore që parandalojnë transmetimin e stimulit nervor dhe shkaktojnë zhvillimin e sëmundjes. Analiza e studiuesve kalifornianë tregon se të paktën një sasi e madhe pllakash lind në këtë organ dhe arrin në tru nëpërmjet qarkullimit të gjakut.
Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 159
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.