Lifestyle

December 28, 2020 | 8:25

Origjina e Panettone-s, ose Buka e Tonit, pjatalarësit të dukës së Milanos

Edhe në Shqipëri, si kudo, e dinë tashmë që ëmbëlsira italiane tipike e Krishtlindjeve është Panettone. Po “kur”, “ku” dhe “si” lindi panettone në Itali? Cila është origjina dhe pse jo, cilat janë legjendat e lidhura me etimologjinë e fjalës “panettone”?

Adela Kolea, gazetare e "Albania News"

Adela Kolea, gazetare e “Albania News”

*Për hir të së vërtetës, janë dy në Itali, ëmbëlsirat tipike të Krishtlindjeve: Panettone e Pandoro.

Ky i fundit “Pane d’oro” (Buka e artë) është sidoqoftë më “i ri në moshë” se panettone. Pandoro ka lindur më 1894 nga familja Melegatti në Verona dhe u quajt kështu në nderim të Republikës së Venecias, ose më mirë, të shtresës antike aristokrate venecjane që kishte zakon të pajiste bukën me një fletë të hollë floriri.

1Kthehemi te panettone:

Ndër shumë variante të moçme legjendash mbi origjinën e panettone-s, unë po sjell atë më të njohurin.

Atë që e lidh emërtimin “panettone” me “pane di Toni” (buka e Tonit).

Pse elementi “bukë” e cili qe “Toni”?

Para se të shpjegohet kjo, do të bëja një excursus:

Fillimisht lokalizimi: Milano.

Por, jo nën konceptimin si “ëmbëlsirë”, ama si “bukë” të këtij elementi gastronomik.

Fillon sidoqoftë në Mesjetë tradita e shpërndarjes për Krishtlindje, të paktën në Milano, të një buke me grurë me cilësi më të përzgjedhur se ai i zakonshmi që përdorej gjatë vitit e që përbënte diferencë me synimin për t’iu dhuruar klientëve më të rregullt nga ana e furrave të bukës.

Njëkohësisht, familjet e pasura gjithnjë për Krishtlindje e në Milano, përgatisnin bukë speciale, mundësisht edhe me ndonjë përbërës shtesë brenda dhe i zoti i shtëpisë ia servirte atë vetë miqve të ftuar në banketin e tyre.

➡Kalimi nga “Bukë”, në “Ëmbëlsirë”

Këtu thuhet se nis zanafilla e ëmbëlsirës panettone: Në kështjellën e Ludovico il Moro, duka i Milanos, në shekullin XV. Në kështjellën rezidencë të dukës së Milanos pra, familja Sforza, në vigjilje të Krishtlindjeve, kuzhinieri zyrtar djeg padashje një ëmbëlsirë, që do t’u servirej të ftuarve. Ai vetë përfundon në panik.

Atëherë pjatalarësi, me emrin Toni, ç’nismë ndërmerr?

Ai kishte lënë mënjanë për të nesërmen si Krishtlindje për gatim, një kub me maja birre.

Ndaj e vuri atë në përdorim për të nxjerrë nga situata kuzhinierin e dëshpëruar, duke e bashkuar me miell, sheqer, vezë, duke i shtuar rrush të thatë, duke përfituar një brumë të butë në mënyrë aq të dukshme.

Për çudi, ëmbëlsira e improvizuar e pjatalarësit, – jo ajo e kuzhinierit zyrtar, – u vlerësua shumë nga familja Sforza, duka i Milanos, saqë ata e quajtën atë “buka e Tonit” – “Pane di Toni”.

Prej këtu, lindi “Panettone”.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top