Dëshmi

April 18, 2018 | 11:32

Ornela Vorpsi, piktorja dhe shkrimtarja rrëfen jetën e saj (Video)

Ornela Vorpsi ka rrëfyer në “Opinion” vetveten. Në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu, shkrimtarja dhe piktorja shqiptare ka treguar jetën në Tiranë për të vijuar më pas tek largimi në Itali e më vonë në Francë.

Referuar artit të saj, ku një pjesë të mirë e zë femra, Ornela  ka treguar se si ajo ka sjellë një këndvështrim tjetër për femrën dhe të bukurën, megjithatë në preferencat e saj mbeten meshkujt.

“Jam estete, më pëlqen shumë e bukura dhe më pëlqen të shoh një vajzë të bukur, por dua thellësisht gjininë mashkullore”.

Por po ashtu ajo ka folur edhe për bashkëshortin e saj italian, të cilin shprehet se e ka njohur në një diskotekë, aty ku fillimisht punonte si imazh.

“Por më pas pashë që vajzat që kërcenin mbi kub nxirrnin më shumë para dhe vendosa të punoja aty për të siguruar të ardhurat e studimeve… Dhe në këtë kub diskoteke, njoha tim shoq”, shprehet ajo.

https://www.youtube.com/watch?v=L0j7ce1sI6s

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top