FB

January 22, 2026 | 14:30

Ortrovert, personaliteti i ri “fake” i shpikur së fundmi  / Psikologia lëshon kritika ndaj etiketimit të ri pop-psikologjik

 

 

Në rrjetet sociale po qarkullon në faqet e influencierëve dhe blogerëve lajmi mbi zbulimin e një personaliteti të ri duke e quajtur “ORTROVERT”. Por, për ne që jemi të fushës është e rëndësishme të sqarohet diçka thelbësore: Shkurt dhe qartë: “ortrovert” nuk është nxjerrë nga asnjë psikolog, studiues apo teori shkencore e njohur. Termi ka lindur në hapësirën e mediave sociale dhe blogjeve pop-psikologji, zakonisht: në TikTok / Instagram Reels, në faqe motivuese, ose nga kreatorë që “shpikën” etiketa për përmbajtje virale.

rudina-koromani

Në diskursin popullor online të këtyre mediave sociale e web-blogereve “otroverti” përshkruhet si një person që:

nuk është as introvert, as ekstrovert;

përshtatet sipas situatës;

është social kur e do rasti, por ka nevojë për tërheqje;

duket “i balancuar”, por jo plotësisht ambivert.

Në thelb, përshkrimet e “otrovertit” përkojnë me atë që psikologjia e quan tashmë AMBIVERT.

Në shkencën e psikologjisë, sidomos që nga modeli i Carl Jung dhe më pas Big Five, flitet për:

Introvertë

Ekstrovertë

Ambivertë (një kombinim fleksibël i të dyjave)

Nuk ekziston “otrovert” si kategori diagnostike apo teorike në manuale si DSM-5, ICD-11 apo literaturë akademike serioze.

intro1

Pse lindin terma të tillë?

Dëshira për etiketa të reja identitare nga brezat e rinj (gjenerata Z) krijon ndjesinë se “nuk dua futem në asnjë kuti/kategori personaliteti që ekziston aktualisht. Një tjetër arsye janë algoritmet e rrjeteve sociale që favorizojnë terma RISI, si dhe impakti i psikologjisë popullore (pop-psychology), i cili gëlltitet më lehtë nga masa, pa nevojën e një leximi të thellë.  Në këtë kuptim, “otroverti” nuk zbulon diçka të re për njeriun, por tregon nevojën individuale për të kuptuar veten përtej etiketave të thjeshta.

“Otroverti” nuk është zbulim shkencor, por një konstrukt informal i mediave sociale, që riemërton fenomene tashmë të njohura në psikologji, pa bazë teorike apo empirike.

Në psikologjinë bashkëkohore, personaliteti nuk konceptohet më si një grup tiparesh të ngurta apo kategori të pandryshueshme, por si një spektër i gjerë konstruktesh psikologjike, të cilat

Modelet e hershme tipologjike (p.sh. introvert–ekstrovert te Jung) kishin vlerë heuristike, por kufizonin kompleksitetin e përvojës njerëzore. Kërkimet empirike kanë treguar se:

shumica e individëve nuk bien qartë në një kategori të vetme;

tiparet shpërndahen në mënyrë dimensionale, jo dikotomike.

Modeli Big Five (Neuroticizmi, Ekstraversioni, Hapja ndaj përvojës, Ndërgjegjshmëria, Pajtueshmëria) e përforcon këtë ide, duke e trajtuar personalitetin si pozicionim në një vazhdimësi, jo si etiketë fikse.

Studimet moderne theksojnë se shprehja e tipareve të personalitetit ndryshon sipas situatës. i njëjti individ mund të shfaqë:

sjellje ekstroverte në kontekst profesional,

sjellje introverte në marrëdhënie intime,

vetëpërmbajtje në situata formale dhe spontanitet në ambiente informale.

Kjo ka çuar në konceptin e “trait activation”, sipas të cilit:tiparet nuk janë gjithmonë aktive, por aktivizohen nga kërkesat dhe pritshmëritë e situatës.

Ndryshe nga perceptimi popullor se personaliteti “formohet dhe mbetet i pandryshuar”, kërkimet longitudinale tregojnë se:

personaliteti evoluon gjatë jetës;

ngjarjet kritike (trauma, arritje, role sociale) ndikojnë në strukturën e tipareve;

ndryshimet janë graduale, por të matshme.

Kjo perspektivë e sheh personalitetin si proces, jo si produkt të përfunduar.

Qasjet bashkëkohore (person–situation interaction) theksojnë se: individi nuk është thjesht pasiv ndaj mjedisit, por ai zgjedh, modifikon dhe krijon kontekste që përforcojnë tiparet e tij.

Kështu, personaliteti nuk është vetëm “çfarë jam”, por edhe:“si reagoj”,“çfarë zgjedh” dhe“çfarë ndërtoj rreth vetes”.

 

Kritikë ndaj etiketimit të ri pop-psikologjik

Në këtë kuadër shkencor, shfaqja e termave të rinj jo-akademikë (si “otrovert”) reflekton: një nevojë sociale për vetë-përkufizim të shpejtë; por edhe thjeshtëzim të tepruar të realitetit psikologjik. Etiketat e reja shpesh: riemërtojnë fenomene tashmë të njohura, anashkalojnë kompleksitetin teorik, dhe krijojnë iluzion kuptimi pa thellësi empirike. Nga pikëpamja shkencore, personaliteti është një sistem kompleks, multidimensional dhe dinamik, i cili shtrihet në një spektër të gjerë, përshtatet me kontekstin dhe transformohet në kohë.

Çdo përpjekje për ta reduktuar atë në etiketa të reja “trendy” rrezikon të humbasë thelbin e psikologjisë së personalitetit: kuptimin e njeriut si qenie e ndryshueshme, e ndërlikuar dhe e ndërvarur nga konteksti.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top