Studim

August 22, 2018 | 8:10

Pabarazia ekonomike ndikon në thelbin e botës tonë personale

 

 

Përgatitur nga Dorina AJAZAJ, studiuese e ekonomisë / Antonela RAMA, psikologe

Pabarazia socio-ekonomike ka rëndësi të madhe, për shkak se formon besimin se disa njerëz, vlejnë më shumë se të tjerët. Në shoqëritë më të pabarabarta, ne e gjykojmë njëri-tjetrin më shumë nga statusi dhe shqetësohemi mbi mënyrën se si na gjykojnë të tjerët.

1Prioritetet e ekonomive tona duhet të jenë ruajtja e stabilitetit makro-ekonomik e financier, vazhdimi i reformave strukturore në infrastrukturë dhe në tregun e punës.

Në Shqipëri, bazuar në perceptimin e qytetarëve pabarazia ekonomike është rritur. Në rast se ne nuk përballemi haptazi me sfidën e pabarazisë, harmonia shoqërore dhe vetë demokracia do vihen nën një kërcënim gjithnjë e më në rritje.

Kur njerëzit trajtohen në mënyrë të pabarabartë,  ata fyhen dhe vuajnë. Kjo lë pasojë në ndërtimin dhe zhvillimin e tyre emocional dhe intelektual. Ata që jetojnë në vende më të pabarabarta, kanë më shumë gjasa të shpenzojnë para në makina të shtrenjta dhe në dyqane për mallra që tregojnë status; dhe ata kanë më shumë gjasa të kenë nivele të larta të borxheve personale, pasi përpiqen të tregojnë se nuk janë “njerëz të klasit së dytë”, kur janë duke blerë “gjëra të klasit të parë”.

2

Në një kohë kur bota është e shqetësuar si sa i përket rritjes më të ngadaltë ekonomike ashtu edhe sa i përket pabarazisë në rritje, politikat që mund të jenë njëkohësisht pro-rritje dhe pro-barazi meritojnë të merren në konsideratë.

Është koha të ndalojmë përpjekjet për të rishpërndarë të njëjtën tortë, duhet të sigurohemi më parë që kjo tortë bëhet më e madhe dhe më gjithëpërfshirëse, në mënyrë që të ketë më shumë vërdallë dhe që më shumë njerëz të marrin një fetë prej saj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top