FB

September 27, 2021 | 8:55

Pagjumësia shkakton diabet

Pagjumësia dhe shqetësimet e gjumit mund të shtojnë me shtatë herë zhvillimin e diabetit të tipit 2 dhe mund të shkaktojë probleme kardiake. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e “Imperial College” në Londër, të cilët e botuan studimin e tyre në revistën “Nature Genetics”.

Pasi analizuan sjelljet e 20 mijë personave, ekspertët zbuluan se shkaku i netëve pa gjumë është një gjen difektoz, MT2, i cili është i pranishëm në sekuencën e melatoninës dhe që shkatërron ritmin tonë të përditshëm gjumë-zgjim, duke ndikuar kështu edhe në çlirimin e insulinës.

Pasoja e gjithë kësaj është një nivel anormal i sheqerit në gjak, gjë që çon në zhvillimin e diabetit si dhe të sëmundjeve kardiake.

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 160

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top