Mirëqenie

June 19, 2018 | 11:46

Pak kakao dhe shumë sëmundje largohen…

Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet si dhe mund të kurojë gjendjen e rënduar shpirtërore. Mund të thuhet se ajo ka të gjitha vetitë e çokollatës. E njohur si stimuluese, antidepresive, për disa persona nuk ka shumë ndryshime nga një ilaç. Kakaoja, është gjithashtu burimi më i pasur me “flavanoli”, substanca biologjikisht aktive, të cilat gjenden tek ushqimet bimore.

Kakaoja, ashtu si çaji dhe kafeja, përmban substanca ngacmuese të cilat veprojnë mbi receptorët e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmërinë e qelizave. “Flavanoli” nxit një pjesë të mirë të përgjigjeve të neuroneve, që është reagimi i parë në bazë të fenomeneve shumë të vështira të kujtesës dhe kuptimeve. Kakaoja përmban Flavan-3-ols, një përbërës i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Përbërësit e kakaos njihen si antioksidantët më të përqendruar të cilët ju mbrojnë realisht nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

Disa nga problemet shëndetësore që kuron kakao janë:

1-Ju  mbron nga sëmundjet kardiovaskulare

2-Mund të përdoret si antidepresiv

3-Ul presionin e gjakut

4-Parandalon kancerin

5-Zhvillon kujtesën

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top