Ka lindur si veshje pune, por sot janë mjaft të përhapura në pasarela dhe tapete të kuq: po flasim për jumpsuit-in ose siç i njohim ndryshe me emrin paliçeta. Dikur ishte veshja antiglamur që e mbanin punëtorët ose ata që vendosnin të rilyenin shtëpinë. Brezat e fëmijëve që u rritën në vitet ‘90 e kanë veshur atë dhe tani moda po bie sërish në dashuri me të, madje këtë vit arritën në Festivalin e Filmit në Kanë falë zgjedhjes së Marion Cotillard dhe Alba Rohrëacher!
Paliçetat janë trendi i modës së verës 2022
Paliçeta është një nga ato veshje që ka kaluar historinë e modës, duke ndryshuar formë dhe kuptim. Ajo lindi si kostum pune dhe në fillim të shekullit të njëzetë ishte jashtëzakonisht i përhapur në mesin e punëtorëve, të cilët e krijuan atë për të mos u ndotur, në fabrikë ose në fshat. Në vitet ‘60 u bë veshja unisex par excellence e fëmijëve, simboli i protestës dhe i revolucionit rinor.
Kushdo që ishte adoleshent në vitet nëntëdhjetë e mban mend: tuta, me fund apo me pantallona, me ngjyra apo xhins, diktonin tendencat e dekadës. Tani është kthyer në pasarelë plot stil: Chanel e propozoi në versione shumëngjyrësh ose lëkure, Philosophy di Lorenzo Serafini dhe DSquared2 mbështeten në xhinse klasike.
Burimi / https://www.fanpage.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.