Meghan, dukesha e Sussex, është në pritje të fëmijës së saj të parë me princin Harry. Lajmi është konfirmuar nga familja mbretërore e Britanisë.
Në një deklaratë Pallati Kensington tha se foshnja pritet të vijë në jetë në pranverën e vitit 2019.
Lajmi i bukur vjen pesë muaj pasi çifti u martua në një ceremoni madhështore në Windsor Castle.
Lajmi publikohet vetëm disa orë pasi Meghan dhe Harry kanë nisur turneun e tyre të parë zyrtar në Australi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.