Editorial

October 15, 2018 | 11:28

Nis viti i ri akademik, rektori Ruka: “Luarasi”, zgjedhja më e mirë

Universiteti “Luarasi” çeli sot vitin e ri Akademik. Rektori i këtij Universiteti, Ethem Ruka u prezantoi studentëve të vitit të parë stafin drejtues dhe i uroi atyre shumë suksese në sezonin e ri shkollor.

“Duam që diplomat tuaja të kenë vlerë mbasi të diplomoheni. Vitet kalojnë shumë shpejt, 5 vite do të kalojnë jashtëzakonisht shpejt, dhe do e shihni veten si juristë e ekonomistë.

Ne mundohemi të ofrojmë një mikpritje sa më të mirë, që ta zbusim atë kalimin nga shkolla e mesme. Nuk duhet të na shikoni me frikë se kemi në dorë notën, jo, ne do të krijojmë një marrëdhënie profesor-student tepër motivuese që ju të bëni më të mirën.

Mos na shihni si profesorët klasikë. Duhet një punë sistematike. Në këtë universitet ka rregull dhe rregullat duhen respektuar në mënyrë maksimale dhe rigoroze. Derën time e keni të hapur në çdo moment, jo vetëm pedagogët, por edhe studentët dhe prindërit tuaj. Prindërit na i kanë besuar fëmijët e tyre, neve, që do bëjmë më të mirën e mundshme.

Shumica e studentëve që kanë aplikuar tek “Luarasi” janë me mesataren nga 8-10, prandaj përgjegjësia është e madhe,” tha Ruka.

Në Universitetin “Luarasi” ka tre fakultete,ai i ekonomisë, drejtësisë dhe Teknologjisë e Informacionit.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top