FB

June 2, 2022 | 9:45

Pantallona të bardha? Po të lutem! Ja cilat janë modelet më chic të sezonit (Foto)

 

Veshja ideale për të përballuar këtë periudhë të gjatë tranzicioni mes fundit të pranverës dhe ardhjes së verës? Janë disa, por një gjë është e sigurt: nëse nuk e keni bërë ende, kjo është padyshim koha e duhur për t’u veshur me pantallona të bardha.

Pjesë kyçe e gardërobës për t’u kombinuar në të gjitha stinët dhe për t’u veshur 12 muaj në vit, por pantallonat e bardha gjatë stinës së ftohtë shpesh priren të qëndrojnë në dollap, të detyruara t’u lënë vendin “kolegëve” me ngjyrë të errët që na bëjnë të ndihemi më rehat.

Por tani nuk ka më justifikime: vera ka lulëzuar prej kohësh, dukja jonë ka filluar të zbardhet dhe pantallonat e bardha janë gati për t’u kthyer në listën e gjërave të domosdoshme për pranverë.

Ndër risitë e koleksioneve të reja bien në sy pantallonat elegante të bardha: ato me bel të lartë apo modelet e gjera të cilat mund të vishen nga mëngjesi në mbrëmje dhe që e transformojnë pamjen sipas llojit të këpucëve me të cilat vishen.

Por sigurisht që nuk janë të vetmet! Pantallona lëkure të gjera, super të ngushta, por edhe modele verore lino ose pambuk shumë të lehtë, perfekte për sezonin e nxehtë që po vjen. Mjafton të bëni një xhiro nëpër raftet e dyqaneve për të kuptuar se ka një pafundësi propozimesh, për t’u dukur më casual edhe me veshjet më informale.

Nëse ju kemi bërë të dëshironi t’i dhuroni vetes një palë pantallona të reja, ju duhet të shihni përzgjedhjen tonë dhe t’i kushtoni vëmendje të preferuarave tuaja!

capture2 capture3 capture4 capture5 capture6 capture7 capture8 capture9 capture10 capture11 capture12 capture13 capture14 capture15 capture16 capture17 capture18 capture19

Burimi / https://www.grazia.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top