Në fokus

November 19, 2018 | 8:41

Papa Françesku: “Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”

“Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e Shën Pjetrit me mijëra njerëz të varfër.

“Thirrja e përditshme e të varfërve bëhet më e fortë, por dëgjohet më pak, e mbytur nga zhurma e disa të pasurve, që rriten gjithnjë e më pak dhe bëhen më të pasur”, tha kreu i Kishës Katolike.

Ai gjithashtu iu referua emigrantëve, ku u bëri thirrje njerëzve t’i kushtojnë vëmendje “të gjithë atyre që detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre dhe nga vendi amë për një të ardhme të pasigurt”.

E diela shënon herën e dytë të Ditës së të Varfërve, një ngjarje që Papa Françesku e filloi vitin e kaluar. Përveç drekës me të varfrit pas meshës, Papa Françesku ka mbledhur një ekip mjekësh, të cilët do t’u ofrojnë kujdes mjekësor falas të varfërve.

 

Burimi / http://lexo.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top