Aktualitet

March 30, 2025 | 13:29

Paqe, falje dhe unitet / Mbarë bota feston Fiter Bajramin, ngjarje që shënoi përfundimin e muajit të shenjtë, Ramazanit

Nga Orjona Tresa

Sot, më 30 mars 2025, besimtarët myslimanë të mbarë botës janë mbledhur për të festuar një nga ngjarjet më të shenjta të kalendarit islam, Fiter Bajramin, i cili shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë ditë të shënuar, pas një muaji agjërimi, falënderimi dhe lutjeje, besimtarët mblidhen për të falur namazin e Bajramit, një ritual i rëndësishëm i cili simbolizon paqen, faljen dhe unitetin.

fb_img_1743332902354

Në Shqipëri, ceremonia e namazit të Fiter Bajramit është zhvilluar në xhami të mëdha, ku besimtarët kanë ardhur me fytyra të gëzuara dhe shpirt të pastër, duke falënderuar Allahun për mundësinë e agjërimit dhe duke kërkuar mëshirën e Tij.
Në Tiranë namazi i Fitër Bajramit u fal në sheshin “Skënderbej” dhe mijëra të tjerë u tubuan në sheshet dhe xhamitë kryesore të çdo qyteti tjetër të vendit, duke festuar kështu përfundimin me sukses të një muaji maratonë në aspektin e adhurimeve.

fb_img_1743332923000

Programi i Fitër Bajramit në shesh filloi që në orët e para të mëngjesit me leximin e disa ajeteve nga Kur’ani Famëlartë, të cilat u përcollën për besimtarët e pranishëm nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja.
Fill pas leximit të Kuranit Fisnik, ishte radha e fjalës përshëndetëse të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, i cili përcolli mesazhe të ngrohta urimi, paqeje dhe mirëkuptimi. Ai nënvizoi domosdoshmërinë e forcimit të lidhjeve shpirtërore dhe shoqërore, si dhe rolin e besimit në kultivimin e një shoqërie të mbështetur mbi respektin dhe dashamirësinë reciproke.
fb_img_1743332904910

“Sot, agimi i Fitër Bajramit na gjen me zemrat e mbushura me dritën e besimit dhe me shpresën se sakrifica jonë është pranuar nga Krijuesi ynë. Ramazani që lamë pas nuk ishte vetëm një muaj adhurimi, por një shkollë e përkushtimit, e durimit dhe e reflektimit mbi qenien tonë.” – veçoi ai gjatë fjalës së tij.
Më tej, kryetari Spahiu, nuk la pa përmendur dhe bëri thirrje reflektimi për disa nga plagët më të rënda sociale nga të cilat po vuan shoqëria jonë sot.
“Sot, ky falënderim duhet të jetë më shumë se fjalë. Ai duhet të reflektohet në mënyrën si ndërtojmë jetën tonë, si ndërveprojmë me shoqërinë, si mbrojmë të vërtetën dhe si qëndrojmë përballë sfidave të kohës. Ne jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, ku e vërteta shpesh humbet në zhurmën e propagandës dhe ku njeriu matet me atë që ka, e jo me atë që është. Përballë kësaj, Islami nuk na mëson të tërhiqemi, por të qëndrojmë me dinjitet.” – theksoi kryetari Spahiu.

fb_img_1743332927033

Programi i Fitër Bajramit vijoi me ligjëratën e rastit të mbajtur nga Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore Islame, Dr. Muhamed Bin Abdulkerim El-Isa, i cili iu drejtua mijëra besimtarëve të pranishëm me mesazhe të frymëzuara nga muaji i bekuar i Ramazanit. Ai theksoi se Ramazani nuk ishte vetëm një periudhë agjërimi, por edhe një mundësi për pastrimin shpirtëror, forcimin e lidhjeve me Zotin dhe përhapjen e vlerave të paqes dhe mëshirës në shoqëri.
Programi kulmoi me faljen e namazit të Fitër Bajramit, i cili është një namaz i veçantë që falet vetëm në këtë ditë. Ky namaz ka dy rekate dhe falet pas një predikimi të imamit, që përçon mesazhe paqeje, solidariteti dhe bashkëpunimi midis besimtarëve.

fb_img_1743332918921

 

Kjo ditë nuk është vetëm një festë e agjërimit të përfunduar, por gjithashtu një moment për të reflektuar mbi vlerat e solidaritetit, dashurisë dhe mëshirës.
Fiter Bajrami është një mundësi për t’i dhuruar njëri-tjetrit falje dhe për të ndarë gëzimin me ata që janë në nevojë, duke e bërë këtë ditë një mundësi për rritje shpirtërore dhe harmonizim shoqëror.
Në këtë ditë të shënuar, çdo besimtar është i ftuar të jetë më i mirë, më i ndjeshëm dhe të kujtojë se çdo vepër e mirë mund të sjellë dritë dhe paqe jo vetëm në jetën personale, por dhe në shoqërinë ku jetojmë.

fb_img_1743332907286

fb_img_1743332923000

fb_img_1743332915081

fb_img_1743333003547

fb_img_1743332971211

fb_img_1743332976384

fb_img_1743332967297

fb_img_1743332950266

fb_img_1743332991310

fb_img_1743332902354

Fotot marrë nga Komiteti Mysliman Shqiptar

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top