Këshilla & Arsye

June 10, 2017 | 8:24

Para plazhit/ 4 këshilla për t’u ndjerë mirë

Pamja fizike është një nga pikat e forta, e cila në momente të caktuara të fuqizon. Të gjithë janë të interesuar të pëlqehen. Shqetësimi për vetëimazhin, dietat dhe solarët tregojnë thjesht një nevojë njerëzore për t’u ndjerë më të bukur, më të pëlqyer, për të rritur vetëvlerësimin. Kujdesi për trupin është një impenjim i shëndetshëm që duhet edukuar tek të gjithë.

1

Ne jemi pjesë e një shoqërie ku të qenit në formë të mirë trupore shpërblehet me aprovimin e të tjerëve, gjë e cila na bën të ndihemi mirë. Solarët para plazhit tregojnë një nevojë pak më të theksuar për të qënë në qendër të vëmendjes. Nevoja për të rënë në sy, në këtë formë është e garantuar përmes ngjyrës së lëkurës. Individi kur ndjen nevoja të ndryshme mundohet të sigurojë mjetet që i garantojnë plotësimin e tyre, në këtë rast solari para plazhit është mjeti.

1. Pushimet janë një lajm i mirë, sido qoftë pamja juaj fizike. Jini realiste. Pushimet tuaja nuk varen aq nga pesha juaj trupore apo nga ngjyra e lëkurës.

2. Trupi është “shtëpia” e shpirtit tuaj. “Shtëpia” duhet të duket bukur si brenda ashtu dhe jashtë. Zbukurojeni me qetësi dhe kënaqësi, që të ndiheni rehat.

3. Mendoni pozitivisht Sa më i ulët të jetë vetëvlerësimi, aq më shumë do të kërkoni të dukeni perfekt dhe nuk do të kënaqeni mjaftueshëm. Plazhi ju ofron mundësi të tjera, si psh. noti. Për më tepër ju nuk e dini se çfarë kanë hequr për t’u dukur aq mirë ata që keni për model.

4. Është cështje zakoni Solarët dhe dietat para plazhit i aplikojnë më tepër ata që janë mësuar të jenë gjithë vitin në qendër të vëmendjes për hiret e tyre. Suksesin e kërkojnë dhe kur janë me pushime.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top