FB

March 2, 2022 | 9:09

Parabola e dritares së thyer

“Kur një fëmijë thyen aksidentalisht një dritare dhe më pas ajo duhet të zëvendësohet, a përbën ky aksident një përfitim financiar për shoqërinë për shkak të riparimit apo zëvendësimit që do i bëhet dritares? Në këtë rast përfiton financiarisht xhamaxhiu i lagjes.

Përgatiti Rudina Koromani, psikologe klinike

Supozoni se zbulohet se djali i vogël është punësuar në të vërtetë nga xhamaxhiu që e  paguante djaloshin për çdo dritare që thyente.

Papritur i njëjti akt do të konsiderohej si vjedhje: xhamaxhiu thyen xhamat për të detyruar njerëzit të paguanin shërbimet e tij.

Megjithatë, faktet e vëzhguara nga shikuesit mbeten të vërteta: xhamaxhiu përfiton nga biznesi i ndërrimit të xhamave të thyer… ndonëse mund të jetë në kurriz të bukëpjekësit, rrobaqepësit, e kështu me radhë.”

Parabola e dritares së thyer u prezantua nga ekonomisti francez Frédéric Bastiat në esenë e tij të vitit 1850 “Ajo që shohim dhe atë që nuk e shohim” (“Ce qu’on voit et ce qu’on ne voit pas”) për të ilustruar faktin se  shkatërrimi dhe paratë e shpenzuara për të rregulluar  këtë shkatërrim, nuk janë një përfitim neto për shoqërinë.

Parabola synon të tregojë se si kostot oportune, si dhe ligji i pasojave të padëshiruara, ndikojnë në aktivitetin ekonomik në mënyra që nuk shihen ose shpërfillen. Besimi se shkatërrimi është i mirë për ekonominë njihet  si gabimi i dritares së thyer.

Bastiat argumenton se shoqëria miraton aktivitete që janë moralisht ekuivalente me xhamaxhiun që punëson një djalë për të thyer dritaret për të. Studjuesi nuk  shikon vetëm efektet e menjëhershme, por efektet afatgjata të thyerjes së dritares. Bastiat merr parasysh pasojat e thyerjes së dritares për shoqërinë në tërësi, në vend të interesave të vetëm një grupi.

Skenari i dritares së thyer përdoret si një analogji për shkatërrimin nga fatkeqësitë natyrore ku vendet kanë më shumë gjasa të kenë rënie të GDP-së pas një fatkeqësie : më shumë papunësi, më shumë varfëri, qeveri dhe institucione më pak efektive etj. E njëjta analogji shihet dhe në rastet e luftrave ku disa mendojnë se “luftrat  janë  të mira për ekonominë”.

Ky besim për luftrat shpesh jepet si një shembull i gabimit të dritares së thyer. Paratë e shpenzuara për luftën (ose shpenzimet e mbrojtjes në kohë paqeje), janë para që nuk mund të shpenzohen për ushqim, veshje, kujdes shëndetësor ose në sektorë të tjerë të ekonomisë. Një luftë dëmton ekonominë e një vendi por pasuron një ekonomi tjetër si në rastin e xhamaxhiut që paguante djaloshin për të thyer dritaret… por në fund të bilancit llogaritë dalin në dëm financiar shoqëror në nivel global.

“Lufta shkatërron kapitalin e akumuluar” – Hazlitt 1946, chapter 3: “The Blessings of Destruction”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top