Në fokus

January 25, 2021 | 8:51

Paragjykimet e trurit tonë i ndihmojnë manipuluesit të na manipulojnë

Politikëbërësit manipulues e shfrytëzojnë për interesat e tyre afinitetin e trurit tonë për të paragjykuar, që të na manipulojnë dhe të na venë në shërbimin të tyre, shpeshherë shumë destruktiv për ne si individë por edhe për shoqërinë. 

Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern) Themelues i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicer, Cyrih (www.alssedu.ch); Shkënëctar i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale; Profesor për PhD, Msc. dhe MAS. Zbulues i Modelit te Lidershipit sipas Çitakut në shtetet: Zvicer, Gjermani, Austri, USA, Kanada dhe Britani të Madhe.

Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern)
Themelues i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicer, Cyrih (www.alssedu.ch); Shkënëctar i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale; Profesor për PhD, Msc. dhe MAS. Zbulues i Modelit te Lidershipit sipas Çitakut në shtetet: Zvicer, Gjermani, Austri, USA, Kanada dhe Britani të Madhe.

Më poshtë do ndaj me juve disa nga paragjykimet që truri i njeriut i posedon, paragjykime këto qe shpesh na kushtojnë shumë në jetën private dhe në atë profesionale. Nganjëherë paragjykimet shkaktojnë konflikte të panevojshme, të cilat nganjëherë fatkeqësisht përfundojnë në tragjedi të individit, familjes dhe shtetit. Paragjykimet e trurit janë prezente në çdo kulturë dhe vend të botës.

Tani në prag të zgjedhjeve truri i juaj mund të manipulohet shumë për shkak se ai është i prirë të paragjykojë. Këtë të metë të trurit tonë e shfrytëzojnë manipuluesit politik fatkeqësisht më shumë sukses.

 

1

Po cilat janë disa nga paragjykimet që shfaqen më së shpeshti?

  1. Afinitet paragjykues: të kesh tendenca të preferosh ose të pëlqesh p.sh. raca, mosha, gjinia, religjion etj.
  2. Paragjykimi brenda Grupit: perceptimi pozitiv i njerëzve thjesht sepse ata janë si ju. Partitë politike manipulojnë me trurin e anëtarëve të tyre, të cilët çdo njeri është anëtar apo simpatizues të kësaj partie e paragjykojnë si njeri të shumë të mirë.
  3. Paragjykimi jashtë Grupit: perceptimi në mënyrë negative i atyre që janë ndryshe nga ju, p.sh. partitë politike manipulojnë me trurin e anëtarëve të tyre, të cilët çdo njeri që nuk është anëtarë apo simpatizues të kësaj partie e paragjykojnë si njeri të keq.
  4. Paragjykimi i perceptimit: që ka tendencën për të bërë supozime ose stereotipa rreth grupeve të caktuara, duke bërë të pamundur perceptime objektive rreth anëtarëve brenda atij grupi. Edhe këtu partitë politike potencojnë steriotipe duke thëne ne jemi të mirë, ata janë të keq.
  5. Vend i verbër: që ka paragjykime ndaj të tjerëve por jo ndaj vetes. Edhe këtu partitë politike manipulojnë me trurin tonë, duke thëne se çdo herë kanë të drejtë dhe duke ua hedhur fajin të tjerëve për mossuksesin e vet.
  6. Anashkalimi i Realitetit: duke patur tendencë të mbështetet në pjesën e parë të informacionit dhe jo duke vazhduar të vlerësojë përmes kërkimit të burimeve të shumta të informacionit para se të marrë një vendim. Këtu i shihni qartë manipulimet nepër media, ku merret vetëm një pjesë e informacionit dhe e bëjnë mizën buall duke manipuluar trurin e audiencës.

Mesazhi im i bazuar në të dhënat më të reja të neuroshkencës, që po na tregon se truri ynë i do paragjykimet është:

  1. Mos e lejoni veten të manipuloheni nga partitë politike, votoni që në politikë t’ju përfaqësojnë njerëz me integritet të lartë, të cilëve me të vërtetë mund t’u besoni, pavarësisht se në cilën parti janë ata.
  2. Partitë politike janë si mali, aty gjen drunj të drejtë, të shtrembër dhe të rrënuar, por edhe në çdo parti politike keni njerëz të drejtë me integritet, keni asi dredhakësh, shpifësh e spiunë, por keni edhe asi që janë shtri përtokë dhe i nënshtrohen çdo urdhri nga shefi i partisë pa e reflektuar fare.
  3. Kur ta dish që truri yt ka paragjykime çdo herë ndalu, mendo, reflekto e më pas vepro. Kur të veprosh dhe të gabosh t’i mund të pendohesh, por nganjëherë nuk ka riparim, në politikë gabimet që i ke bërë duke votuar jo kompetentin, duhet t’i mbash në qafë të paktën katër vite.

Unë dua që publikisht të deklarohem qartë se nuk përfaqësoj dhe nuk jam anëtar apo simpatizues i asnjë parti politike as në Kosovë as në Shqipëri, as në Zvicër dhe askund në botë. Për të mirë të njerëzimit e kam detyrë profesionale dhe etike të ndihmoj që të gjitha vendet e botës të udhëhëqen nga lidere dhe lidër me kompetenca të larta të lidershipit e të inteligjencës emocionale, që me integritet të lartë t’i shërbejnë popujve të vet dhe njerëzimit në tërësi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top