Një anti-viral ndaj COVID-19, i cili mund të parandalojë simptomat e rënda të sëmundjes, u autorizua nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave këtë të mërkurë, duke ofruar një notë optimizmi për të ardhmen e pandemisë, teksa bota përballet me variantin Omicron.
Pilula e Pfizer e miratuar nga FDA rezultoi të ishte 89% efektive në reduktimin e rrezikut të sëmundjes së rëndë dhe vdekjes nga COVID-19. Anti-virali i cili merret nga goja rezulton të jetë efektiv edhe ndaj variantit Omicron.
CEO i Pfizer, Albert Bourla, vlerësoi se 1200 vdekje dhe 6000 shtrime në spital do të parandaloheshin për çdo 100,000 pacientë COVID-19 nëse do të merrej pilula.
Burimi / PanoramaOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.