Mirëqenie

January 14, 2019 | 13:16

Parandalon kancerin, lufton alergjitë… Ja disa nga përfitimet që sjell konsumimi i çajit jeshil

Çaji jeshil është shumë i domosdoshëm për shëndetin e njeriut. Ai mund të na ndihmojë duke filluar nga kanceri e deri te forcimi i imunitetit. Më poshtë janë disa nga vetitë e tij.

Redukton rrezikun e kancerit– Çajin jeshil pengon zhvillimin e kancerit duke vrarë qelizat që zhvillojnë kancerin. Me dy gota në ditë zvogëloni rrezikun e kancerit të mushkërive me 18%.

Stabilizon nivelet e kolesterolit– Çaji jeshil ndihmon që arteriet tuaja të janë të pastra dhe gjithashtu ul gjasat e sulmit në zemër apo në tru.

Forcon sistemin imunitar– Ky çaj mund të ndihmojë të forcosh sistemin imunitar kështu që gjatë sezoneve të ftohta ti nuk sëmuresh edhe aq shpesh.

Ju ndihmon të bini në peshë– Vetëm me dy gota në ditë ju mund të rritni metabolizmin tuaj. Të pish çaj jeshil të ndihmon të largosh disa nga kilogramët e padëshirueshëm.

Ndalon prishjen e dhëmbëve– Në fakt ndihmon në vrasjen e baktereve që shkaktojnë pllakëzimin në dhëmbët tuaj.

Lufton alergjitë– Nëse fillon të pish çaj jeshil nuk do t’i vëresh edhe aq shumë të gjitha alergjitë. Çaji jeshil të ndihmon të mos teshtish dhe të mos kesh sy të përlotur.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top