Lifestyle

December 15, 2017 | 10:55

Parandaloni rënien e flokëve duke përdorur këtë bimë

Është kaq  e habitshme që në vjeshtë nuk bien vetëm gjethet, por edhe flokët. Rënia e flokëve është një problematikë e cila mund të shmanget edhe me anë të produkteve natyrale sikundër është bima e sherebelës. Sherebela është një bimë po aq e lashtë sa edhe njerëzimi. Që në kohët më të hershme ajo ka qenë e dalluar për vetitë e saj të jashtëzakonshme në shëndetin e njeriut. Ndër funksionet e saj më të rëndësishme nuk duhen lënë pa përmendur edhe ndikimi në forcimin e flokëve, zgjatjen e tyre, stimulimin e daljes së flokëve të rinj edhe parandalimin e rënies. Mënyra e përdorimit është shumë e thjeshtë dhe praktike.

Ajo aplikohet në formën e vajit esencial, duke e shtuar në shampo (rreth 2.5 ml në ~200ml shampo) ose e holluar në vajra bimor për masazhe skalpi 3-4 pika në një lugë vaj ulliri. Vaji esencial i sherebelës stimulon qarkullimin e gjakut në zonën ku aplikohet, ushqen rrënjën dhe ka veti ekulibruese. Gjithashtu, mund të përdoret edhe në maska fytyre (1-2 pika në maskën tuaj) për ekuilibrim yndyre dhe trajtim të akneve. Vaji esencial i sherebelës është një produkt që nuk duhet të mungojë në shtëpinë tuaj sepse siç e shihni ka përdorim universal./Panoramaplus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top