Paranoja, në kuptimin e zakonshëm, shfaqet kur një person, pas një vendimi që i duhet të marrë, përjeton një formë frike për shkak të pasojave nga zgjedhja e bërë. Është e rëndësishme të kuptohet që reagimi, në gjuhën e zakonshme të termit paranojë, nuk mund të shoqërohet me kuptimin që i jepet në gjuhën psikiatrike, ku tregon një gjendje të psikozës dhe nga ku është e vështirë të dallosh realitetin nga bindjet zhgënjyese të dikujt.
Nga vjen paranoja?
Ndjenja e përgjegjësisë në lidhje me një veprim që ndërmarrim, çon domosdoshmërish në vlerësimin e mundësisë për të mos marrë pas atë që duam. Nga kjo situatë, mund të lindin forma pak a shumë serioze të ankthit dhe frikës. Nëse ky shqetësim është i kufizuar, mund të ndiejmë ankth të lehtë, por nëse ngarkohemi emocionalisht me ngjarjen, kjo mund të shndërrohet në paranojë.
Pyetjet e paranojës
- Kam vepruar mirë?
- Po sikur të pendohem?
- Nëse nuk më kuptojnë?
- Po sikur të më gjykojnë keq si rezultat i vendimit tim?
Të gjitha këto pyetje janë tipike për një gjendje në të cilën niveli i frikës në lidhje me sjelljen ose zgjedhjen e bërë të dikujt është i lartë. Një frikë që shfaqet si rezultat i pasojave të mundshme negative që personi përpiqet të kontrollojë, duke imagjinuar skenarë të ndryshëm dhe që i rendin pa pushim në kokë. Kjo tendencë, për të dëshiruar pasjen në kontroll të plotë të pasojave, (duke imagjinuar skenarët e mundshëm), e bën edhe më shumë ankthioze situatën.
Si të kujdeseni për paranojën?
Për të dalë nga paranoja është e nevojshme të zhvillohet një distancë e caktuar emocionale nga situatat në të cilat jetojmë. Distanca emocionale na lejon të ndalojmë kërkimin e vazhdueshëm për skenarë të cilët, në vend që të na sigurojnë, na krijojnë pasiguri dhe frikë edhe më të madhe. Fakti i thjeshtë i përdorimit të logjikës dhe racionalitetit megjithatë, mund të përfundojë në siguri të pjesshme tek personi i cili, edhe nëse është i vetëdijshëm për paqartësinë e mundshme të frikës së tij, emocionalisht nuk arrin të ndihet i qetë dhe i sigurt. Pikërisht për këtë arsye është e nevojshme të veprohet si në nivel emocional ashtu edhe njohës (niveli i mendimeve) në mënyrë që të jeni në gjendje të përjetoni gjendjen e kthjelltësisë, e cila ndërpret kërkimin e vazhdueshëm të skenarëve katastrofikë, të cilët jo vetëm i bën ata më pak të qartë, por edhe më pak efektivë në vlerësimin e burimeve të tyre të brendshme. Të kujdesesh për paranojën me Hipnozë Strategjike. Është e mundur të ndryshohet dialogu i brendshëm i dikujt duke e zëvendësuar me ato që duhet t’i themi vetes. Kalojmë kështu nga një formë të vetë-hipnozës negative, e cila na ndihmon pa pasur kontroll mbi të, në diçka më shumë qetësuese, duke krijuar ndjenjën e qetësisë së brendshme. Kështu, duke u kujdesur për paranojën, duke ndërprerë përpjekjet jofunksionale të kërkimeve të vazhdueshme të jashtme për të konfirmuar vendimet tona, që në të vërtetë shkaktojnë pasiguri, arrihet në një gjendje sigurie dhe qetësie.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 172
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.