FB

July 1, 2024 | 7:57

Parashikimi i zodiakut për muajin Korrik, do të sjellë optimizëm dhe më shumë forcë me në fokus dashurinë

Korriku do të jetë një muaj plot diell dhe energji për të gjitha shenjat. Falë ngritjes së disa planetëve, stina e nxehtë do të sjellë edhe optimizëm të ri duke na dhënë më shumë forcë dhe duke na vënë në fokus dashurinë. Sidoqoftë, jo gjithçka do të jetë pozitive. Disa re të vogla mund të errësojnë qiellin e disa shenjave të zodiakut, ndërsa të tjerat do të mund të shijojnë më shumë rrezet e diellit që u ngrohin zemrat. 

horoskop

Dashi

Gjërat më të rëndësishme këtë muaj do të jenë rritja personale, profesionale dhe rimendimi që do të ketë në disa sfera të jetës tuaj. Në dashuri gjithçka do jetë normale. Ata që janë në një lidhje do e shohin jetën në çift të vazhdojë si më parë. Beqarët do mbeten beqarë. Jeta sociale do të karakterizohet nga udhëtimet jashtë vendit me miqtë. Në punë do i kryeni shumë mirë aktivitetet. Do të përgatiteni për një zgjerim të madh në jetë dhe do t’ju duhet të rimendoni mënyrën tuaj të punës. Ka ardhur koha për të hequr qafe çdo gjë që të vjetëruar dhe të përshtateni me mënyra të reja të punës. Sa i takon financave  nuk do të jeni shumë, sepse mënyra juaj e punës nuk do të jetë adekuate. Do të duhet të përpiqeni të optimizoni ekonominë, duke thjeshtuar jetën tuaj dhe duke mësuar të jeni më praktikë në menaxhimin e llogarive dhe investimeve. Sa i takon familjes, gjithçka do të mbetet e njëjtë, pa ndryshime. Shëndeti do jetë i rregullt, vetëm ndonjëherë i paqëndrueshëm. Ajo që ju duhet është trajtimi me ilaçe natyrale dhe shëtitje në ambient të hapur. 

 

Demi 

Do të jetë një periudhë e dominuar nga suksesi profesional. Gjëja më e mirë do të jetë epërsia që do të keni mbi veten, mbi jetën dhe njerëzit përreth. Dashuria nuk do të shkojë mirë. Do të ndiheni i larguar nga partneri, do keni këndvështrime të ndryshmeMegjithatë, do të jetë një krizë kalimtare pa pasoja. Jeta sociale do jetë e mirë këtë muaj. Komunikimi me njerëzit dhe miqtë do funksionojë. Në punë do t’i kryeni shumë mirë aktivitetet. Do të jetë një periudhë në të cilën do të keni autonomi totale për të vendosur ashtu siç dëshironi ju, veçanërisht në jetën profesionale. Idetë tuaja do të jenë të mira, mënyra juaj për të dhënë urdhra dhe për të biseduar me të tjerët do të jetë bindëse. Me të financat do të jeni shumë të mirë, sepse do të kenë rritje page. Familja dhe shtëpia do të jenë të paqëndrueshme këtë muaj, për shkak të problemeve në marrëdhënie. Shëndeti do jetë shumë i mirë, energjitë do ndryshojnë dhe nuk do ndiheni më të lodhur. 

 

Binjakët

Gjërat më të rëndësishme këtë muaj do të jenë lumturia, begatia me të cilën do të jetoni disa momente dhe pavarësia për të ndryshuar gjërat. Megjithatë, nuk do të mungojë vëmendja për profesionin, dashurinë dhe shëndetin. Në dashuri do të keni gjithçka. Në tre javët e para nuk do të ketë asgjë të veçantë, vetëm javën e fundit gjërat do të fillojnë të ndryshojnë dhe do të keni një javë më romantike. Beqarët do tërhiqen shumë nga të tjerët, sepse magnetizmi i tij do të jetë i madh. Puna do jetë e shkëlqyer. Korriku do të jetë i duhuri për të ndryshuar gjithçka që dëshironi nëse nuk e keni bërë tashmë. Suksesi profesional varet nga ju. Paratë do të bien si shi nga qielli. Të ardhurat do të rriten. Miqtë mund t’ju ofrojnë marrëveshje interesante. Familja do jetë shumë mirë dhe do sjellë mbështetje dhe mirëqenie. Shtëpia do të jetë vendi ideal për të jetuar e për të pushuar, për t’u rikuperuar nga jeta plot tension që bëni. Sa i takon jetës shoqërore, korriku është muaji më i mirë për të dalë me miqtë tuaj. Shëndeti do jetë i mirë, do të keni shumë energji dhe vitalitet. 

 

Gaforrja

 

Aspektet më të rëndësishme këtë muaj do të jenë dashuria, ekuilibri emocional dhe puna. Në dashuri do të ndiheni shumë të pambrojtur dhe të luhatshëm. Beqarët mund ta gjejnë veten në lidhje me tre lloje të ndryshme njerëzish, sepse ajo që u pëlqen sot nuk do t’u pëlqejë nesër. Për ata që jetojnë në një lidhje, do jetë më e ndërlikuar, sepse marrëdhënia do jetë e ndryshueshme dhe e paqëndrueshme. Jeta sociale do jetë gjëja më e rëndësishme këtë muaj. Do përjetoni një periudhë argëtimi të shfrenuar. Në punë do të vazhdoni t’i bëni gjërat shumë mirë. Për rrjedhojë do të jeni me shumë fat në punë dhe karrierë. Duke filluar nga java e fundit, mund të gjeni një punë të mirë nëse jeni në kërkim. Më paratë do të jeni mirë, po do të ndikoheni shumë nga gatishmëria juaj. Nëse e gjeni veten duke bërë një investim të rëndësishëm, nuk duhet të rrëmbeheni nga impulset, duhet të mendoni me kujdes, pasi mund të bëni gabime. Familja nuk do të jetë e rëndësishme këtë muaj. Duket se gjithçka është stabilizuar dhe tashmë jeni mjaft të qetë. Do të jeni në gjendje të shkëputeni dhe t’i përkushtoheni vetes, pasi do t’ju duhet të stabilizoheni emocionalisht. Shëndeti do jetë i mirë, por me ndonjë problem të vogël. Gjëja e rëndësishme është të kujdeseni për veten, të pushoni dhe të mos fiksoheni. 

 

Luani

Aspektet më të mira këtë muaj do të jenë paratë, shtëpia dhe familja. Prosperiteti do të vijë në jetën tuaj dhe gjithçka do të shkojë mirë. Pra korriku paralajmëron energji pozitive në çdo fushë të jetës. Përfitoni nga kjo për të ndërmarrë projektet që i kishit lënë mënjanë nga frika e dështimit, sepse në këtë moment keni entuziazmin dhe forcën e duhur. Dashuria do jetë në rregull. Do të keni shumë fat në njohjen e njerëzve të rinj, por nëse jeni beqar do të vazhdoni të jeni i tillë. Në punë do ia dilni shumë mirë, falë ekuilibrit që ju karakterizon dhe favorizon. Këshilla është të vazhdoni në këtë mënyrë që gjithçka të rrjedhë qetë. Sa i përket të ardhurave do të jenë një muaj i mrekullueshëm gjithashtu, do të shpenzoni por edhe do të fitoni. Familja do të jetë baza e ekuilibrit emocional, e cilat do t’ju falë përkëdhelje dhe dashuri. Shëndeti do të jetë i mirë, edhe nëse nuk do të ketë shumë energji . këshillohet të pushoni më shumë, të flini më mirë dhe të rikarikoni bateritë për të rifituar potencialin e madh.

 

Virgjëresha

Gjëja më e rëndësishme këtë muaj janë lumturia dhe paratë. Në dashuri do të vazhdoni me rutinën e zakonshme, do të jetë mirë por pa shumë romancë. Do të jeni më të fokusuar në shoqërimin me miqtë, sesa të jeni një partner romantik. Beqarët do vazhdojnë të jenë vetëm. Korriku paralajmëron energji të madhe për t’u përdorur në njohjet e reja, ndaj shijojeni! Jeta shoqërore do jetë e shkëlqyer. Do të jetë periudha e duhur për të bërë disa udhëtime, të gjata apo të shkurtra, nuk ka rëndësi, ajo që do të jetë e rëndësishme do të jetë mundësia për të vizituar shumë vende. Në punë do ia dilni shumë mirë, do të keni ide të qarta dhe shumë punë për të bërë. Të gjithë do të kërkojnë mendimin tuaj për të bashkëpunuar. Këshilla është të mos humbisni asnjë mundësi që ju shfaqet. Diçka e madhe mund të ndodhë në jetën tuaj. Ekonomikisht do të jetë një muaj normal. Paratë do të mbërrijnë por do të shpenzoni shumë dhe do kenë edhe ngjarje të papritura me të cilat do t’ju duhet të përballeni. Do të duhet të merrni masa dhe të mos i shpenzoni paratë marrëzisht. Nga fundi i muajit pritet të fitoni shumë të ardhura. Familja këtë muaj do ju shqetësojë. Mjedisi në shtëpi do jetë i tensionuar, me situata të pakëndshme për të cilat do të duhet të jepni kontributin tuaj. Shëndeti do të mbetet i shkëlqyer. Do të ndiheni energjik.

 

Peshorja 

Gjërat më të rëndësishme do të jenë dashuria dhe jeta shoqërore. Kushdo që është në një lidhje romantike do të ketë diçka që nuk do të funksionojë në mënyrë perfekte dhe do të ndjeni nevojën për të kërkuar diçka që do t’ju kthejë stabilitetin emocional. Për ju është i rëndësishëm kujdesi për veten, sepse po i jepni gjithçka partnerit. Në javën e fundit të muajit dashuria do riaktivizohet, do ketë disa momente romantike për të ndarë dhe do ndiheni sërish të dashuruar. Për beqarët java e fundit e muajit do jetë fantastike sepse do gjejnë dashurinë. Për sa i përket jetës shoqërore do të përjetoni shoqërizim shumë aktiv. Do të jeni i ftuar në festa dhe evente. Do të ketë disa dasma, ribashkime dhe darka për t’i ndarë me miqtë dhe familjen. Puna do të shkojë shumë mirë, si gjithmonë. Nuk do të keni probleme, dhe nëse shfaqen, do të jenë të vogla dhe të harrueshme. Jeta ekonomike do jetë e shkëlqyer, financat nuk do ju shqetësojnë. Do të keni shumë para dhe siguri financiare. Familja dhe shtëpia do të jenë oazi i paqes. Këto dy aspekte do t’ju ndihmojnë të pushoni, të shkëputeni nga përgjegjësitë dhe të rizbuloni veten. Shëndeti do të jetë i mirë. Do t’ju duhet të mendoni seriozisht për kohën për t’u çlodhur. 

 

Akrepi

Gjërat më të rëndësishme do të jenë profesioni dhe dashuria. Në dashuri gjithçka do të shkojë mirë. Ata që janë në një lidhje, do të kalojnë momente romantike dhe të lumtura me partnerin. Beqarët mund të gjejnë dikë që do t’ua vjedhë zemrën. Do të ndiheni të tërhequr nga njerëzit me para dhe fuqi dhe do të duhet të ndiheni të dashuruar me dikë përpara se të hiqni dorë nga kërkimi i dikujt të rëndësishëm. Për sa i përket jetës shoqërore ky muaj do të jetë shumë tërheqës për të gjithë. Magnetizmi juaj do të rritet. Në punë do t’i kryeni shumë mirë detyrat tuaja. Ka ardhur koha që të kuptoni se kërkoni një nivel më të lartë profesional. Të gjitha planet që keni mund të filloni t’i realizoni me sukses. Komunikimi i mirë që keni me njerëzit dhe etika juaj e punës do t’ju bëjë të keni klientë, sepse do t’ju besojnë. Në planin financiar gjithçka do të shkojë mirë. Familja dhe shtëpia do të jenë mirë. Do t’ju japin mbështetjen e tyre për të marrë pushimin që meritoni. Shëndeti është detyra juaj më e madhe. Do të duhet të jeni i fortë, të keni mendje të kthjellët dhe shumë energji , e cila do të fokusohet tek puna juaj. Prandaj do t’ju duhet të ndiqni një dietë të ekuilibruar, pa alkool apo duhan, sepse duhet të pastroni trupin. 

 

Shigjetari

Gjëja më e rëndësishme këtë muaj do të jetë përmbushja personale. Dashuria do jetë shumë mirë. Do të ndiheni i lumtur me partnerin dhe çdo gjë do ecë përpara. Beqarët nga mesi i muajit mund të takojnë dikë të veçantë dhe të bien në dashuri. Jeni është shumë pasionant dhe do të dashuroheni shumë shpejt dhe me zjarr. Këshilla është: të jetoni momentin dhe të argëtoheni. Në punë do i kryeni shumë mirë të gjitha aktivitetet. Do të vazhdoni me të njëjtin ritëm pune, pa ndryshime. Këtë muaj ju duhet të planifikoni qëllimet tuaja dhe të rikarikoni bateritë për të qenë në gjendje të veproni me më shumë energji më vonë. Paratë do të jenë shumë të mira. Do të ndiheni të sigurt dhe me vetëbesim shumë të lartë. Familja do të jetë në qendër të jetës tuaj. do t’ju duhet të bëni më shumë aktivitete me ta. Në të njëjtën kohë, do të gjeni qëndrueshmërinë dhe ekuilibrin tuaj emocional në shtëpi. Ndaj merrni kohë për t’iu kushtuar njerëzve të dashur. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë këtë muaj. Do të ndiheni të lodhur dhe me pak energji. Mund të somatizoheni dhe të ndiheni keq, por nuk do të jetë asgjë serioze. Është thjesht periudhë lodhjeje, të cilën do t’ju duhet ta merrni me qetësi dhe të pushoni. 

 

Bricjapi

Gjërat më të rëndësishme këtë muaj do të jenë profesioni, dashuria dhe jeta shoqërore. Dashuria do jetë shumë e mirë për ata që janë çift. Juve ju pëlqen ta kënaqni partnerin dhe miqtë e tij. Përkëdheljet, vëmendja, dashuria dhe detajet do të jenë në rendin e ditës. Beqarët do shkëlqejnë me dritën e tyre dhe do tërheqin shumë persona drejt tyre. Në punë do të vazhdoni të kryeni aktivitetet tuaja në mënyrë të shkëlqyer. Korriku do të jetë një muaj ku sukseset profesionale do të jenë rend i ditës. Projektet e reja do të dalin në mënyrë fantastike. Më financat nuk do të keni masë. Kur do të doni të shpenzoni, nuk do të ketë kufij. Tre javët e para të muajit duhet të shkurtojnë shpenzimet, në mënyrë që javën e fundit të rriten paratë. Në shtëpi çdo gjë do vazhdojë të jetë mirë, nuk do ketë ndryshime, gjithçka do rrjedhë dhe familja juaj nuk do ketë probleme, do ndiheni të dashur dhe të mbrojtur prej tyre. Shëndeti do jetë i mirë, por mund të ndiheni të lodhur. Do të keni nevojë të pushoni në mënyrë që të ndihen më mirë, më pak të lodhur dhe të rraskapitur.

 

Ujori 

Gjërat më të rëndësishme këtë muaj do të jenë dashuria dhe puna. Marrëdhënia në çift do jetë fantastike. Me partnerin do të jeni shumë të suksesshëm. Magnetizmi juaj do t’i magjepsë të gjithë. Ata që janë në një lidhje në çift do të përjetojnë një muaj romantik, në të cilin dashuria dhe lumturia do jenë të pranishme. Në punë do t’i bëni shumë mirë aktivitetet, sidomos gjatë javës së fundit të muajit. Do të keni shumë punë dhe kjo do të kërkojë angazhim nga ana juaj, por gjithsesi do ia dilni shumë mirë dhe do të arrini suksese profesionale. Paratë do jenë një aspekt tjetër i rëndësishëm. Do të mund të mbuloni shpenzimet tuaja pa u shqetësuar. Familja do jetë e qetë sepse do shohë që ju ia dilni shumë mirë në punë dhe se falë jush mund të kenë një jetë më cilësore. Familja do të sigurojë ekuilibrin emocional që ju nevojitet për të jetuar mirë. Shëndeti do të jetë i mirë. Do të ndiheni në formë për tre javët e para të muajit, por javën e fundit do të duhet të tregoni vëmendje në pushimin e nevojshëm për të rikuperuar energjinë e humbur. Sa i takon jetës shoqërore, do të jeni shumë aktiv dhe në qendër të takimeve miqësore. 

 

Peshqit

Ky muaj do të jetë fantastik dhe i begatë nga pika të ndryshme të jetës. Gjëja më e rëndësishme do të jetë puna dhe paratë. Dashuria do të jetë e qetë. Nuk do ketë probleme, por nuk do ketë as gëzim të madh. Beqarët do ndihen të tërhequr nga dikush që ka lidhje me financat. Korriku do të jetë një muaj i qetë, pa shumë jetë sociale apo udhëtime. Koka do jetë diku tjetër dhe nuk do i kushtoni shumë rëndësi jetës shoqërore. Ky mund të jetë një gabim i madh. Në punë do të vazhdoni me suksesin profesional . nuk do të keni ndonjë problem të veçantë, përkundrazi, të gjithë do t’ju besojnë dhe do t’ju kërkojnë këshilla. Nga pikëpamja ekonomike situata do jetë e shkëlqyer. Paratë do të bien si shi nga qielli pa bërë asgjë. Do të ndiheni i sigurt për veten dhe fatin tënd. Por kujdes të mos nxitoheni. Gjërat do shkojnë mirë me familjen. Do të ndiheni rehat në shtëpi, e cila do të jetë kështjella juaj e paqes, ku do të keni mundësinë të rimbushni bateritë për të vazhduar jetën tuaj. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Do të ndiheni të fortë dhe në formë, dhe do të jeni më të lumtur. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top