FB

January 17, 2024 | 6:10

Parkinson, një dorezë teknologjike mund të zvogëlojë dridhjet

 

Një dorezë teknologjike mund të revolucionarizojë jetën e njerëzve të prekur nga Parkinson. Quhet GyroGlove dhe është në gjendje të zvogëlojë dridhjet e duarve të shkaktuara nga sëmundja me 80%. Ajo u krijua, pas vitesh kërkimesh, nga startup-i GyroGear i themeluar nga Faii Ong, një ish-student i MIT (Instituti i Teknologjisë në Masachusetts). “GyroGlove – shpjegoi Ong gjatë panairit të teknologjisë në Las Vegas ku fitoi çmimin Ces Innovation për shpikjen – është stabilizuesi më i avancuar i duarve në botë dhe synon 200 milionë njerëz në mbarë botën të prekur nga dridhja esenciale dhe sëmundja e Parkinsonit”.

duar

Doreza nuk reklamohet si një mjet që ngadalëson përparimin e sëmundjes neurodegjenerative, por përdorimi i zgjatur i lejon përdoruesit t’u kthehen detyrave thelbësore, siç është ushqimi me kontroll më të madh të duarve.

 

Si funksionon GyroGlove?

GyroGlove premton të rivendosë lëvizjet e pavullnetshme falë një xhiroskopi (pajisje rrotulluese) që rrotullohet 4 herë më shpejt se një turbinë jet dhe drejtohet nga një motor i ngjashëm me atë të përdorur në automjetet me performancë të lartë.

Të kuptuarit e Parkinsonit, si sëmundjet e tjera neurodegjenerative, dhe gjetja e një kure mbetet një nga sfidat më të mëdha të kërkimit. Deri më sot, shkaku nuk dihet ende qartë, megjithatë një sërë studimesh sugjerojnë se sëmundja është rezultat i një kombinimi të faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë. Ajo që e bën kaq të vështirë studimin e sëmundjeve neurodegjenerative është kompleksiteti i trurit të njeriut. Shumica e eksperimenteve mbi Parkinsonin dhe Alzheimer-in kryhen te minjtë dhe primatët, por nëse struktura e trurit të këtyre të fundit është e ngjashme me atë të njerëzve, situata ndryshon për shkak të aktiviteteve neuronale të cilat janë krejtësisht të ndryshme. Kjo pengon të kuptuarit e procesit nuerodegjenerativ të trurit të njeriut.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top