Dihet që hekuri është mjaft i dobishëm, sepse ndihmon në transportin e oksigjenit tek muskujt dhe indet, por ky studim i fundit është ndalur më shumë në studimin e nivelit të hekurit në gjak në raport me rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit. Rezultatet e studimit janë publikuar në mediat e huaja dhe sugjerojnë se rritja e nivelit të hekurit në gjak lidhet me një ulje deri në 3 % të rrezikut të sëmundjes së Parkinsonit. Në këtë mënyrë duhet të sensibilizohemi se hekuri shndërrohet në një element me rëndësi jetike edhe në parandalimin e një sëmundje për të cilën nuk ka ende një kurë përfundimtare.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.