Për të gjithë ju vajza ose gra, që keni një partner shumë kokëfortë, aq sa ndonjëherë kjo shkakton dhe zënka të mëdha, shkenca ka një shpjegim.
Nëse partneri juaj nuk e pranon kurrë se ka gabim, ka një arsye shkencore. Një grup studiuesish nga disa universitete vunë re se njerëzit me nivele më të larta të testosteronit, përkatësisht burrat, kanë më shumë gjasa të këmbëngulin se kanë të drejtë, edhe kur në fakt e kanë gabim.
“Ajo që ne zbuluam është se grupi i pjesëmarrësve me nivele më të larta të testosteronit ishin më të shpejtë për të nxjerrë përfundime dhe ku përgjigja e parë është zakonisht e gabuar. Testosteroni ose e bën të vështirë përpunimin e informacionit ose rrit përshtypjen e njerëzve duke i bërë ata të mendojnë se me siguri kanë të drejtë”, tha studiuesi Colin Camerer.
Në analizë u morën 243 burra. Ata me nivel më të lartë testosteroni ishin të prirur të jepnin përgjigjie të gabuara dhe për pyetje shumë të thjeshta.
Testosteroni është i njohur si hormoni i gjinisë mashkullore, i cili nxit dëshirën seksuale tek meshkujt. Një nivel i ulët i testosteronit mund të ndikojë si në cilësinë e jetës së një mashkulli, ashtu edhe në shëndetin e përgjithshëm të organizmit të tij, por edhe nivelet e larta shkaktojnë tek ata gjendje agresive ose i bëjnë të mendojnë se kanë të drejtë për çdo gjë.
Burimi /tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.