Risi

January 15, 2021 | 8:25

Parukeri 3ndy, master class në artin e nusërisë

Një risi e madhe po vjen. Nuk është një slogan klishe, e as një njoftim rastësor, por një realitet që i ka ditët e besuara. Sepse po të besosh vërtet në këmbënguljen, pasionin, punën e përkushtimin, mundi ia vlen dhe sjell shpërblime në kohën e vet. Prej 22 vitesh Margarita, artiste në fushën e bukurisë, provon dhe sfidon veten në risi të cilat kërkojnë kohë dhe angazhim të pandërprerë. E përditësuar me seminaret, konferencat dhe pjesëmarrjet në akademitë më të mira të bukurisë në botë, këtë herë Rita me intuitë ka bërë një zgjedhje e cila në sezonin e verës, do të sjellë një shkollë të re të të bërit të nuseve.

Nga Orjona TRESA | Foto: Vlasov SULAJ

Bukuria nuk ka përkufizim, e as ndalesë në mënyrën e të trajtuarit, kuruarit dhe stileve që ofrojnë mjeshtrat e kësaj pune. Ndaj për t’i mëshuar këtij shansi, edhe pse grua dhe nënë e angazhuar, Rita do të përfshihet në një specializim të ri, i cili bart me vete surpriza. Një brand i njohur i stilimit të flokëve për nuse do të jetë qershiza mbi tortë e këtij viti pranë parukeri Trendy, e cila do të ofrohet nga Rita. Kjo teknikë e veçantë, është një emër i njohur në botën e nuseve në botë, e që do të sjellë edhe për Shqipërinë, risinë në stilimin e flokëve petal trëndafili. Një proces i cili zgjat më shumë se një orë, që kërkon përkushtim.

Kurimi i nuseve do të shoqërohet me linjat përkatëse profesionale të markës Helen Sweard, një brand ndërkombëtar me seli në Milano që prej vitit 1969. Kurorëzimi në martesë është një datë e shënuar, e cila rikthen në kohë kujtime të çmuara. Një flok i stiluar bukur, një grim që i reziston viteve, janë padyshim vlera të cilat na bëjnë të ndihemi mirë. Ndaj të bësh zgjedhjen e duhur është një hap i mençur që nuk do shumë përkushtim, po intuitë në kohën dhe vendin e duhur.

Modelet e flokëve të nuseve do të jenë ekskluzivitet në parukeri 3ndy, e para që do të sjellë këtë shërbim në Tiranë. Një hap me trendin botëror, stile sa klasike, po aq bashkëkohore. Modele që i japin sharm nuses, e që do të rikthejë vëmendjen në stilin e nusërimit.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 153

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top