Sipas Pew Research Center, për herë të parë që nga viti 1880, të rinjtë amerikanë kanë më shumë gjasa të jetojnë me prindërit e tyre se sa të jetojnë vetëm ose me një bashkëshort apo partner.
Të rriturit në mes 18 dhe 34 vjeç kanë më shumë gjasa të jetojnë me një prind se sa të martohen apo të të lëvizin në me një partner, sipas një analize të të dhënave të regjistrimit nga Pew Research Center. Studiuesit vërejnë se kjo është hera e parë në më shumë se 130 vjet që të rinjtë kanë zgjedhur shtëpitë e prindërve të tyre mbi të jetuarit më vete në një marrëdhënie.
Studimi i kryer nga “Pew Research Center” tregon se 32.1 për qind e të rinjve jetonin me prindërit në vitin 2014; 31.6 për qind jetonin me bashkëshortin/en apo partnerin/en, ndërkohë që vetëm 14% jetonin të vetëm.
Sipas kërkimit më të fundit, ndryshimet demografike pas statusit martesor, si dhe punësimi janë shkaqet kryesore të këtyre rezultateve.
“Kjo kthesë e papritur është ushqyer kryesisht nga rënia dramatike e numrit të të rinjve amerikanë, të cilët zgjedhin të bëjnë një jetë romantike përpara moshës 35-vjeçare”, thuhet në raportin e “Pew”.
Historikisht, mënyra më e zakonshme e jetesës për të rinjtë pas adoleshencës ka qenë së bashku me një partner/e, ndërsa në vitin 1960 shënoheshin plot 2/3-tat e amerikanëve që e bënin një gjë të tillë, duke lënë vetëm 1 në 5 persona të jetonin me të paktën një prind.
Që prej atëherë, mosha mesatare e të angazhuarit në martesë është rritur me shpejtësi, ndërsa disa prej çifteve zgjedhin ta shtyjnë edhe më shumë. Për më tepër, duke qenë se punësimi mes meshkujve të kësaj moshe ka rënë së tepërmi, ndërsa pagat mbeten thuajse në stanjacion, atëherë edhe numri i atyre që zgjedhin të jetojnë me prindërit është rritur së tepërmi.
Megjithatë, shkalla e amerikanëve të rinj që jetojnë me prindërit e tyre mbetet larg nga ajo e evropianëve. Sipas Pew, “në të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, gati gjysma (48.1%) e 18-34 -vjeçarëve jetonin me prindërit e tyre në vitin 2014.”
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.