Aktualitet

October 5, 2022 | 14:32

Pas 20 vitesh në treg ilaçi që shpëton pacientët nga dializa

Pas 20 vitesh shkencëtarët arrijnë në një zbulim krejt suprizues, duke qëlluar në medikamente që kurojnë njëherësh sëmundje si diabeti, veshkat dhe zemrën. Mjekimet e reja mbi këto zhvillime ishin një zbulim aksidental medikamentesh, ndërsa për shkencëtarët një arritje e madhe e cila do të lehtësojë pacientët, sidomos ata që vuajnë nga veshkat, duke iu mundësuar stopimin e sëmundjes.

Të ftuar në studion e Wake Up mëngjesin e së mërkurës, Prof. Christoph Wanner, president i Shoqatës Evropiane të Nefrologjisë dhe Shef i Shërbimeve të Nefrologjisë dhe Hipertensionit në spitalin universitar në Wolfsburg në Gjermani dhe Prof. Myftar Barbullushi, shef i Shërbimit të Nefrologjisë në QSU Nënë Tereza në Tiranë, rrëfyen më shumë mbi këtë risi, duke e sjellë si informacion në kuadër të një konference që zhvillohet në vendin tonë mbi shëndetin e veshkave.

Prof. Christoph Wanner: Pas 20 vitesh të mjekimeve të zakonshme që kemi patur, kemi arritur në daljen e medikamenteve të reja që mund të fuqizojnë funksionin e veshkave, në pacientët të cilët janë në risk.

Është shumë e gëzueshme për ne sepse mund të ndihmojmë pacientët që ta shtyjnë sa më shumë dializën, dhe të mund t’i mbajnë veshkat e tyre në një stad më të mirë. Ky medikament ka ardhur tashmë në treg, ne mund ta përdorim atë dhe i jep pacientëve një shans për të stopuar sëmundjen e veshkave.

Prof. Myftar Barbullushi: Aktualisht kemi një studim të fundit, ku rreth 10% e popullatës rrezikojnë të humbasin funksionin e veshkës. Pra 1 në 10 njerëz të zakonshëm kanë shansin e keq që të shkojnë në dializë ose në transplant. Dhe kjo është një shifër e konsiderueshme. Kjo është arsyeja që sot ne po i afrohemi 1600-1700 pacientëve që bëjnë dializë. Rreth 350-400 që po bëjnë transplant. Në këtë kuadër dhe në kuadër të shifrave të globalizuara, për të pakësuar numrin e pacientëve që humbin përfundimisht funksionin e veshkës dhe jetojmë me dializë ose transplant, për 20 vitet e fundit, ky është lajmi më i mirë.

111

Së fundi vijnë dy klasa medikamentesh të cilat vijnë fillimisht në fushën e diabetit, me qëllimin fillimisht për të ulur nivelin e sheqerit, por shohim në mënyrë të rritur dhe surprizuese që këto medikamente pengojnë dëmtimin e zemrës në të sëmurët diabetikë, dhe pengojnë dëmtimin e veshkës pikërisht tek këta të sëmurë. Dhe më pas, kjo klasë medikamentesh tregoi që tek të gjithë të sëmurët pavarësisht nga diabeti ose jo, ul dëmtimin e veshkës, i ngadalëson rrugën të sëmurit me dëmtime fillestare të veshkave për të shkuar në dializë ose të transplant, ose e bllokon fare atë. Nuk shoh asnjë lloj vështirësie. Kosto e këtyre medikamenteve nuk është e lartë.

 

 

Burimi Wake Up

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top