Dëshmi

July 18, 2018 | 17:55

Pas botërorit, trajneri kroat Daliç apel politikanëve vendas: largohuni nga kombëtarja e Kroacisë, e çuat vendin drej mizerjes!

FANTASTIKU ZLLATKO DALIÇ!!!

Në një vend si ky i yni, ku personazhet publikë të sportit, artit dhe kulturës janë, në shumicën dërrmuese të rasteve, vetëm sahan-lëpirës të pushtetit dhe pushtetarëve, shembulli fantastik është ose do të ishte një personazh si Zlatko Daliç.

zlatko-dalic-cropped_1kl3uwu39y3rp1x1231qqq6mjw

Për ta kuptuar këtë, ja disa pasazhe nga letra publike e trajnerit të kombëtares së Kroacisë:

“Kjo gjeneratë tregoi se një grup lojtarësh të mëdhenj mund të arrijë në çatinë e botës, pavarësisht kombit apo buxhetit. I shkruaj këto radhë për situatën e vështirë që po kalon Kroacia, vendi më i varfër i Bashkimit Europian dhe i qeverisur nga njerëz, pjestarë të një organizate që konsiderohet kriminale. Pensionistët tanë nuk arrijnë të kenë nevojat bazë të jetesës, të rinjtë nuk kanë mundësi të shkollohen, shëndetësia është drejt kolapsit, ndërsa drejtësia është e korruptuar”… “I kërkoj politikanëve dhe të gjithë përfaqësuesve të autoriteteve në vend, të cilët po drejtojnë popullin tim drejt ferrit dhe mizerjes, dëshpërimit dhe varfërisë, që të largohen nga kombëtarja e Kroacisë. Ju e keni bërë Kroacinë kështu. Kemi fëmijë në Kroaci që nuk e kanë parë kurrë detin me sy, edhe pse vendi ynë ka vijën më të gjatë bregdetare. Kemi fëmijë që shkojnë në shtrat të uritur, sepse prindërit e tyre janë pa punë. Nuk kanë çfarë t’u japin për të ngrënë. Personat që kanë sjellë këtë gjendje, nuk janë të mirëpritur. Nuk jeni të mirëpritur në skuadrën tonë, nuk duam t’iu shtrëngojmë duart dhe të bëjmë foto me ju. Respektoni vendimin tonë dhe mos vishni fanelat e kombëtares për të promovuar sukseset tuaja, sepse kështu vetëm bëni pis vlerat e punës sonë”…“Anëtarët e përfaqësueses janë vetë populli kroat dhe do të bëjmë të pamundurën për t’i ndihmuar pavarësisht fitoreve. Të gjithë fëmijët kroatë do të kenë mundësi të kalojnë të paktën shtatë ditë në bregdet. Është më e pakta që mund të bëjmë për më të dobëtit”…
P.S. Kombëtarja kroate dhuroi për bamirësi të 23 milionë eurot e premios së Botërorit të Rusisë.

Marrë nga faqja sociale “Sporti sipas Bakut”, e gazetarit të njohur sportiv Ervin Baku

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top