FB

February 25, 2023 | 8:58

Pas çdo nxënësi “të vështirë” qëndron një fëmijë që e ka të vështirë të shprehë emocionet e tij

 

Një fëmijë që nuk di të njohë emocionet etiketohet si “nxënës i vështirë”, pasi ai përdor metodat e tij për t’u shprehur. Fëmijët nuk janë të gjithë njësoj, ne e dimë mirë këtë. Mund të ndodhë që disa mësues të kenë të bëjnë me një nxënës të vështirë, apo edhe më shumë se një. Por çfarë nënkuptohet saktësisht me këtë term?

Flasim për fëmijë të vështirë kur ata luftojnë për të shprehur më mirë emocionet e tyre. Prandaj, bëhet e vështirë për t’i menaxhuar ato pasi vështirësia shprehëse i shtyn ata të reagojnë në mënyrë negative: të izolohen, të bëhen agresivë ose të dhunshëm.

d

Si të trajtoni një nxënës të vështirë?

Pjesa më e vështirë për një mësues në trajtimin e një fëmije të vështirë është ta detyrojë atë të ndjekë rregullat. Është një kategori fëmijësh që kryesisht shprehen duke dalë jashtë kutisë, duke thyer rregullat. Por pa rregulla nuk shkon askund, ndaj ja disa këshilla për t’u siguruar që edhe fëmijët më të vështirë t’i respektojnë ato.

 

Përforcimi pozitiv

Ai konsiston në përqafimin e një fëmije kur ai bën një gabim. Mund të duket si një strategji e ndërlikuar, por te fëmijët e vështirë, ndëshkimet mund të shkaktojnë edhe më shumë reagime negative. Nëpërmjet përforcimit pozitiv, problemi trajtohet dhe jo me ndëshkim, me dialog. Edukatori ose prindi do të duhet t’i kërkojë fëmijës një shpjegim për gjestin e kryer dhe t’i shpjegojë atij pse është i gabuar.

 

Besoni fëmijës

Fëmijët, veçanërisht ata të vështirë, duhet të fitojnë besimin e edukatorëve të tyre. Ata duhet të dinë se ka dikush që beson në to. Në këtë kuptim, fëmijët duhet të inkurajohen të zhvillojnë autonomi dhe vetëvlerësim. Kur fëmija i vështirë të bëhet i pavarur, ai do të ndalojë së kërkuari vëmendjen e atyre që e edukojnë atë përmes këtyre qëndrimeve negative. Do të jetë në gjendje të bëjë kërkesa pa përdorur qarje apo dhunë.

 

Edukoni inteligjencën emocionale

Të flasësh për emocionet e tua është shumë e rëndësishme për një fëmijë të vështirë. Siç thamë në fillim, është një kategori fëmijësh që e kanë të vështirë të shprehin emocionet e tyre. Për këtë arsye, të folurit për këtë me mësuesit e tyre mund të jetë mirë vetëm për rritjen e tyre personale. Të edukosh një fëmijë në inteligjencën emocionale do të thotë ta bësh atë të vetëdijshëm për emocionet e tij.

 

Po ju si i keni marrëdhëniet me një “nxënës të vështirë”? Ndani përshtypjet tuaja nëse jeni mësues!

 

Burimi altuofianco.blog

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top