FB

April 19, 2021 | 8:24

Pas dhimbjes, nuk do të jeni më kurrë i njëjti

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

 

Ka një të vërtetë pas çdo çasti që zemra juaj copëtohet. Një e vërtetë që sado e vështirë që të përpiqesh ta shmangësh, do të duhet të përballesh me të. Do të vish në front me të dhe nuk do të shpëtosh. Të gjithë do t’ju flasin për kohën që do t’ju duhet për të shëruar plagët tuaja. Për kohën që do t’ju bëjë ta kapërceni atë.

1

Por e vërteta është se shenja me të cilën ju lë trauma mund të shërohet, por dhimbja që keni ndjerë nga dëmtimi ju ndryshon plotësisht, absolutisht dhe nuk ka kthim prapa në atë që keni qenë dikur.

Pas dëmtimit, pas dhimbjes, nuk je më kurrë i njëjti/e njëjta.

Dhe kjo është e padiskutueshme.

Gjatë ditëve në vazhdim derisa të vazhdoni përsëri fort mbi këmbët tuaja, do të zbuloni në vetvete gjëra që nuk i keni ditur për veten tuaj, gjëra që mund t’i keni harruar. Do të zbuloni pikat tuaja të forta dhe të dobëta. Do të pastroni dëshirat tuaja dhe ato që jeni të gatshëm të sakrifikoni për t’i jetuar ato.

Mbi të gjitha, do të zgjedhësh njerëzit me të cilët ti dëshiron të ecin me ty kur ti do të ecësh përsëri me këmbët e tua.

Në jetën tënde të vjetër, nuk do të kthehesh kurrë.

Mund të mbash disa zakone, por asgjë nuk do të jetë kurrë e njëjtë. Dhe kjo, sepse do të kesh ndryshuar ti. Dhe nuk është keq të ndryshosh.

Dhimbja është e dobishme sepse ju rishfaq me veten. Dhe kur intensiteti i saj kalon, kur nuk gërvish më por gërvish ëmbël…, atëherë do të keni mundësi të shikoni përsëri veten në pasqyrën e shpirtit tuaj dhe të filloni të jetoni nga fillimi.

Një jetë e re, me të gjitha shenjat e saj të vjetra dhe një tjetër…, e reja.

Vetëm se tani do ta dini se shpirti juaj është ngurtësuar, pak më shumë…, sepse çdo pjesë e tij që dhemb, skematizon.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top