FB

January 29, 2021 | 8:08

Pas moshës 40 vjeç, një grua di si të jetojë, të dashurojë dhe të dashurohet

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

Dhe kështu vjen epoka e famshme e të dyzetave dhe filloni të ngjitni shkallët e “moshës së mesme” për mirë. Revolucioni i brendshëm tashmë ka filluar dhe ndryshimet bëhen qetë në heshtje. Ndryshime në pamje, në shëndet, në psikologji që ngjallin shqetësime për jetën që po përparon me një ritëm tjetër!

11

Duke kaluar vijën e të “40-ve”, fillojmë kërkimin e brendshëm. I shohim gjërat ndryshe. Bëhemi më të pavarura, vlerësojmë më shumë shoqërinë e mirë, përqafimin, kujdesin.

Opinioni publik nuk ka të njëjtën peshë si më parë. Kënaqemi me gjëra të thjeshta dhe të përditshme dhe kuptojmë se lumturia është momente! Gruaja që ka kapërcyer pragun e dekadës së katërt të jetës së saj fillon një jetë “të re”. Ajo e di se humbet nga pamja, por fiton nga lumturia.

Ajo është në ankth që trupi i saj nuk është si të ishte në të 20-at ose në të 30–at e saj, por tani di se si ta përdorë atë. Ajo është e mërzitur, përmbytet nga paniku për jetën që po e lë, që po largohet por tani e di saktësisht se çfarë dëshiron dhe si ta marrë. Është e vetëdijshme, ka një siguri të pajustifikuar dhe është më seksi! Po, ajo ka thyer pengesat dhe ato “duhet”. Di si të fitojë, por edhe kur humbet, di si t’i kalojë.

Ndriçohet me mendje dhe trup duke e vendosur lojën sipas dëshirës së saj. Ndjehet e lirë dhe e gatshme për fillime të reja! Nëse ka një familje, ajo kënaqet dhe nëse nuk e ka, nuk është stresi i saj i parë. Pjekuria, përvojat dhe mësimet e jetës tani janë shtytësit. Mos u shqetësoni ju them! Diku pas dyzetave, zeroni vitet dhe filloni përsëri.

Llogariten humori dhe argëtimi për jetën! Mosha është thjeshtë një numër! Të rritemi me shëndet dhe gëzim! Kjo ka rëndësi!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top