Dëshmi

November 20, 2018 | 8:53

Pas një mungese të gjatë në dalje publike, Sandër Mafishja tregon për herë të parë prapaskenat e komedisë më të dashur nga të gjithë, ‘Pallati 176’ (Video)

Ai është një personazh që na ka bërë të qeshim pafund me rolet që ka vënë në skenë. Personazhi që e njeh i madh e i vogël është pikërisht ai që ka luajtur në “Pallati 176”, në rolin e Sandrit. Bëhet fjalë për aktorin dhe regjisorin Ilir Bezhani, i cili ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfeu prapaskenat e komedisë “Pallati 176”.

Kam zgjedhur komedinë sepse është më e vështirë për t’u luajtur dhe ka satisfaksion më të madh. Është një kompleks i tërë që lidhet direkt me spektatorët. “Pallati 176” është komedi shumë popullore, është luajtur në 600 shfaqje dhe është edhe sot kampione. Kur u filmua kanë qenë 120 spektatorë dhe është nga filmimet e para që është filmuar direkt. Ka qenë spektakël i suksesshëm. Me këtë komedi janë plotësuar planet e Teatrit Kombëtar, ne luanim çdo natë. Ka ndodhur që kur thoshim ndonjë batutë gabim ne, salla e thoshte të saktë. Aq shumë herë ishte dhënë saqë e dinin përmendësh. Ishte çudi dhe s’mund të gaboje. Kolegët e asaj shfaqje kanë qenë shumë punëtorë. Rolandi improvizonte shumë dhe i jepte sens komedisë, improvizonte edhe gjatë shfaqjes. Kishte raste që e kapte edhe gazi gjatë shfaqjes. Kishte raste që ne gjatë javës luanim shfaqje të ndryshme dhe ndonjëherë ngatërronim fjalët. Ishte punë e rëndë dhe aktorët duhen respektuar”, tha Bezhani.

 
Ai ishte në studio së bashku me nipin e tij Rei Bezhani për të folur edhe për shfaqjen më të re “Omlet”, shfaqje e cila përmban shumë humor, muzikë, balet, por edhe mesazhe të forta. Shfaqja do të vihet në skenë në datat 21 dhe 22 Nëntor, në orën 19.30, në sallën e Akademisë së Arteve.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top