Dëshmi

June 26, 2018 | 19:08

Pas përmbytjes/ Tharëse flokësh për 12 mijë materiale të Bibliotekës Kombëtare dhe një pyetje pa përgjigje (FOTO)

Sa mirë që nuk kanë gojë, se kushedi se çfarë do kishin rrëfyer. Kjo është gjendja e Bibliotekës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë: në derexhe e në pikë të hallit.

libra-thareNëse do gjenit vend për të fyer qeverinë, mos e bëni! Këtu nuk është fjala për një pazar politike, por më keq se kaq, një dallavere e rëndomtë që vjen nga padija dhe sedra për t’u kujdesur për këto xhevahire identitare. 

persidaDrejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, doli sot në konferencë para gazetarëve për të folur për gjendjen e emergjencës të shpallur një ditë më parë, pasi u përmbyt kati i nëndheshëm i hapësirave depozituese të koleksioneve bibliotekare (libra, revista, gazeta), duke dëmtuar e lagur materialet bibliotekare të sistemuara në nivelet e ulëta të sallës.

Ajo tha se nuk mund të mbante përgjegjësi për përmbytjen e ndodhur si pasojë e reshjeve, ndërkohë që gazetarët shpejtuan t’i kujtonin gërmimet mu para derës së Bibliotekës.

Me këtë po merren ekspertët. Ne kemi kohë që kemi kërkuar një Bibliotekë te re brenda standardeve. Unë përgjigjem për mbarëvajtjen e institucionit, jo për përmbytjen. Këtu të gjithë prej 72 orësh po punojmë që t’i bëjmë sa më të lehta dëmet”,- tha ajo.

Ndërsa plot 12 mijë materiale rezultojnë të lagura nga shiu, LSA-ja ka publikuar disa foto të mënyrës se si po thahen, me tharëse flokësh në katin e parë të godinës së Bibliotekës Kombëtare.

tharese

Vetë drejtoresha tha se po bëhet kujdes që asnjë prej materialeve të mos dëmtohet, por shihni pamjet që na vijnë nga Biblioteka Kombëtare. A nuk duket sikur librat sapo i kanë shpëtuar një lufte?

Janë tharë 75% të materialeve të lagura. Po bëjmë të pamundurën që të ketë zero materiale të dëmtuara”,- shtoi ajo.

PYETJA QË NUK I PËRGJIGJET ASKUSH

Nuk është hera e parë që bie shi në Tiranë dhe Biblioteka nuk është përmbytur asnjëherë, mos ndoshta kjo ka ndodhur pasi përpara institucionit tuaj po bëhen disa gërmime?

Persida Asllani: As unë, as askush tjetër nuk e ka ekspertizën për t’i dhënë përgjigje pyetjes tuaj. I jemi drejtuar strukturave për ta na qartësuar. Është e vërtetë që deri para 3 ditësh nuk ka pasur asnjëherë përmbytje.

 

(m.a/BalkanWeb)

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top