Salsano Rrapi dhe partnerja e tij, Erjona Kakeli janë martuar në një ceremoni të organizuar në Dhërmi pas shumë vitesh së bashku.
Ishte bashkëshortja aktorit që i organizoi dasmën surprizë Salsano Rrapit në ditën e tij të lindjes. Çifti, prindër të dy vajzave, kurorëzuan dashurinë në një ceremoni të thjeshtë të zhvilluar në plazh ku të ftuar ishin miq dhe të afërm të tyre të cilët kanë ndarë më ndjekësit pamje nga dasma.
Erjona Kakeli kishte zgjedhur një fustan të bardhë të thjeshtë për ditën e saj më të bukur të jetës. Edhe pse Salsano Rrapo dhe partnerja e tij bashkëjetonin prej shumë vitesh dhe kishin dy vajza ata nuk e kishin celebruar ende në martesë dashurinë e tyre deri mbrëmjen e së martës.
Çifti janë mjaft të rezervuar përsa i përket jetës së tyre private dhe fotot me fëmijët e tyre janë shumë të rralla.
Të dy kanë të njëjtin profesion, por jeta e tyre profesionale ka qenë krejtësisht e kundërt. Eriona, me një eksperiencë të shkuar në televizion, tashmë iu përkushtua teatrit, ndërsa Salsano i është përkushtuar më së shumti televizionit.
Bashkë gjithashtu janë takuar vite më parë në teatrin “Skampa” dhe luajtën në komedinë tragjike “Kolonel Zogu”, ku Eriona ishte e vetmja aktore femër.
Dy aktorët kanë nisur të bashkëjetojnë para se të bëheshin prindër, ndërsa e kanë komentuar gjithmonë lidhjen e tyre si një lidhje të konsoliduar.
Burimi / PanoramaPlus
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.