FB

June 2, 2021 | 9:10

Pas tre vitesh, Ermal Meta rikthehet me një tjetër koncert në Tiranë

Ermal Meta do të rikthehet në atdheun e tij për të mbajtur një tjetër koncert.

ermal meta (7)

Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtari gjatë një interviste për mediat italiane, ku tregoi me entuziazëm se do të rikthehet më 29 korrik në Tiranë.

ermal meta (6)

Artisti do të mbajë një koncert në stadiumin “Air Albania”, me rastin e 30-vjetorit të ndryshimit të sistemeve politike në Shqipëri, fillimin e tranzicionit dhe në të njëjtën kohë, fillimin e emigrimit në masë të popullit shqiptar.

ermal meta (5)

Hera e fundit që Ermali performoi në Shqipëri ishte në vitin 2018.

Më 29 korrik do të jem në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë. Kanë kaluar 30 vjet që kur regjimi komunist ka rënë dhe ne menduam ta festonim me muzikë.

Unë jam italian dhe shqiptar dhe kam zgjedhur të bëj një koncert për nder të njerëzve nga vendi ku vij, të cilët arritën të fitojnë lirinë.

Kanë ndodhur shumë gjëra vitet e fundit dhe lidhja midis Italisë dhe Shqipërisë, dy vende të ndara nga vetëm 70 kilometra det, është me të vërtet e bukur,”- tha këngëtari për mediat italiane.

ermal meta (2)

Tirana s’do të jetë ndalesa e vetme për artistin me famë ndërkombëtare. Më 5 shtator, ai do të performojë në Taormina, në ‘Teatrin Antik’.

ermal meta (3)

 

 

Burimi / Panoramaplus.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top