Dëshmi

December 20, 2021 | 9:06

Pas tre vitesh martesë, do të bëhet nënë! Lidhja me artistin italian që këngëtarja shqiptare nuk e ekspozoi shumë në publik

E lindur në Kukës në vitin 1990, Hersjana Matmuja vjen në Tiranë në moshën 8-vjeçare dhe angazhohet në Qendrën Kombëtare Kulturore të Fëmijëve, nga ku ngjitet me korin e fëmijëve, në korin e operës “Don Zhuani”.

hersi matmuja10

Më pas, vazhdon studimet për kanto në Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe në vitin 2009 fillon studimet në Konservatorin “Santa Cecila” në Romë. Është fituesja e Festivalit të 52 të RTVSH-së me këngën “Zemërimi i një nate”, me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë nga Genti Lako që përfaqësoi vendin në Eurosong në vitin 2014 në Kopenhagë të Danimarkës.

hersi matmuja1

Por kjo nuk është e gjithë karriera e saj muzikore pasi artistja e njohur shqiptare deri më tani ka realizuar shumë projekte dhe ka marrë pjesë në shumë festivale. Por, viteve të fundit ajo është shpërngulur në Itali, vend ku edhe po realizon karrierën e saj. Ndonëse gjithnjë e rezervuar në jetën private, Hersi ka tre vite që është e martuar me Jacopo Conoci me të cilin tashmë pret edhe një fëmijë, lajm ky që u bë publik nga vetë këngëtarja.

hersi matmuja3

Po kush është artisti italian që i ka vjedhur zemrën shqiptares? Ai është një violonçelist i lindur në Leçe të Italisë dhe ka kryer pjesën e parë të studimeve për violonçel në Konservatorin Tito Schipa në Leçe. Më pas është transferuar në Milano pasi fiton audicionin për të studiuar në Akademinë Alla Scala.

hersi matmuja5

Më pas ka mbaruar masterin per violonçel në Konservatorin Lorenzo Perosi të Campobasso me vlerësim maksimal. Krahas violonçelit, Jacopo ne 2012 është diplomuar në Universitetin e Salentos për Filozofi.

Ka qenë pjesmarrës në masterclass të ndryshme të udhëhequr nga violonçelistë të rëndësishëm italianë dhe evropianë në Itali, Gjermani, Rumani, Spanjë. Në karrierën e tij artistike ka luajtur në orkestra të ndryshme italiane dhe të huaja, përfshirë Orkestrën Rinore të Salzburgut, Orkestrën Ndërkombëtare të Italisë, Orkestrën Magna Grecia të Taranto, Orkestrën Rinore të Teatro alla Scala në Milano.

hersi matmuja6

Në 2014 ka marrë pjesë në Biennale Musica në Venecia, në premierën ndërkombëtare të operës Kater i Rades, Përmbytja, kompozuar nga Admir Shkurtaj, dhe në 2018 rikthehet në Venecia për të luajtur së bashku me Mesimer Ensamble, muzikën origjinale të shkruara nga vetë Shkurtaj për filmin pa zë “Der Golem “(1927) i risjelle para publikut ndërkombëtar në Sallen Darsena me rastine e mbrëmjes së pre- hapjes Festivalit te 75-ste te filmit të Venecias. Çifti tashmë jetojnë bashkë në Vincenza të Italisë.

hersi matmuja2hersi matmuja7hersi matmuja8hersi matmuja9

 

Burimi / PanoramaPlusOnline

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top