Këshilla & Arsye

April 2, 2019 | 10:24

Pasojat që sjell mungesa e marrëdhënieve intime, tek meshkujt dhe femrat

Ju kujtohet koha kur sapo ishit martuar? Me siguri keni qenë shumë të ekzaltuar që po hyni në një rrugëtim të ri të jetës suaj dhe sidomos nëse keni qenë duke përjetuar një dashuri pasionante. Por periudha e muajit të mjaltit mbaron shpejt dhe prioritetet fillojnë të ndryshojnë. Fëmijët, karriera dhe gjërat e tjera që ju stresojnë fillojnë të krijojnë një fazë të re në jetën tuaj.

Dhe para se ta kuptoni, jeta juaj pasionante e netëve të vona ka marrë një “goditje të rëndë”. Mirëpo duke anashkaluar mundësinë e të bërit seks rregullisht me partnerin, mund të ketë efekte që dëmtojnë trupin tuaj. Disa nga këto ndikojnë tek gratë dhe tek burrat.

Ja se çfarë ju ndodh përkatësisht:

Tek gratë:

Humbja e Libidos

Përveç streseve që mund të keni nga stili i ri i jetës, faktorë të tjerë si shtatzënia, mosha, problemet mjekësore dhe lodhja e përgjithshme mund të bëjnë që ju të humbni interesin për të bërë dashuri. Por kjo mund të rezultojë në një humbje drastike të dëshirës seksuale. Mënyra më e mirë për të përmirësuar epshin është të përpiqeni dhe të kënaqeni sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo do të sigurojë që të merrni shumë shpejt frenat në dorë.

Dobësimi i mureve vaginale.

Imagjinoni se çfarë ndodh me diçka që nuk është përdorur për një kohë të gjatë? Ajo mund të humbasë gjendjen natyrale ose mund të mos funksionojë siç duhet, apo jo? E pra, kjo është pikërisht ajo që ndodh me vaginën tuaj kur nuk bëni dashuri për një kohë të gjatë. Sigurisht, muri vaginal dobësohet me moshën dhe menopauzën. Të bërit dashuri siguron që muret tuaja vaginale të ruajnë elasticitetin për një kohë më të gjatë.

Zvogëlohet sasia lubrifikuese.

Pas menopauzës, shumica e grave përjetojnë një rënie të lëngjeve vaginale. Kjo vjen për shkak të niveleve të ulëta të estrogjenit pas menopauzës. Gjithashtu, gratë me infeksione vaginale mund të shmangin të bërit dashuri për shkak të dhimbjes që mund të kenë. Por aktet seksuale të shpeshta ndihmojnë në përmirësimin e lubrifikimit në muret vaginale dhe rrit qarkullimin e gjakut në këtë pjesë të trupit.

Përkeqësimi i dhimbjeve menstruale.

Kur një grua përjeton një orgazmë, lëshon një hormon që ndihmon në rritjen e një muri mbrojtës nga dhimbja. Ky hormon vepron si një qetësues natyral në trup, i cili ndonjëherë redukton edhe dhimbjet menstruale. Prandaj, mund të thuhet se mungesa e kënaqësisë trupore sigurisht do të përkeqësojë dhimbjet e periodave tuaja.

Më pak UTI.

I vetmi lajm i mirë për mungesën e marrëdhënieve seksuale është se keni më pak shanse për të marrë sëmundje seksualisht të transmetueshme (STD) ose infeksion të traktit urinar (UTI). Veçanërisht kur njëri prej jush e ka atë, tjetri shpëton nga mungesa e kryerjes së marrëdhënieve.

Si ndikon mungesa e seksit tek burrat?

Rreziku i kancerit të prostatës

Për burrat, numri i herëve që ata ejakulojnë zvogëlon në mënyrë drastike rrezikun nga kanceri i prostatës. Një studim i madh i kryer mbi 30.000 burra tregoi se meshkujt që ejakuluan pothuajse 21 herë në muaj kishin më pak rrezik për t’u prekur nga kanceri i prostatës, krahasuar me ata që ejakuluan vetëm 4-7 herë në muaj.

Frustrimi i shtuar.

Meshkujt në përgjithësi kanë një dëshirë më të madhe për seks se sa gratë. Kjo është ndoshta arsyeja përse mungesa e seksit me siguri shkakton më shumë stres dhe frustrim tek ata. Gjatë një orgazme, trupi lëshon hormonin ‘prolaktinë’. Ky hormon ndihmon në relaksim dhe ju bën të flini më mirë. Prandaj, mungesa e seksit e bën një mashkull më të frustruar, të zemëruar dhe të ashpër.

Tani që i dini disa nga efektet anësore të mungesës së të bërit dashuri, ajo që duhet të bëni është të filloni të flisni me partnerin tuaj. Diskutoni pritjet dhe disavantazhet e njëri-tjetrit. Punoni të dyja palët në mënyrë që të gjeni orarin e duhur për të dy. Nëse është e nevojshme, konsultohuni me një terapist seksual për të adresuar shqetësimet tuaja. Në këtë mënyrë edhe pak kohë që ju të dy mund të kaloni së bashku do të duket krejtësisht me vlerë. Dhe, nuk i dihet kurrë, ndoshta kjo kohë do t’ju bëjë të bini përsëri në dashuri me njëri-tjetrin!

 

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top