Mirëqenie

July 12, 2018 | 10:13

Pastrimi çdo ditë i shtëpisë sjell përfitime shëndetësore

Ndonëse ushqimi i shëndetshëm mund të jetë i mahnitshëm për një shëndet më të mirë, thuajse njësoj mund të kontribuojë në shëndetin tuaj edhe jetesa në një ambient të pastër dhe t’ju ndihmojë t’i realizoni qëllimet për humbje të peshës.

Na lejoni t’jua shpjegojmë: Universiteti Duke ka zbuluar se pastrimi i rregullt i shtëpisë nga pluhuri ju mbron nga substancat të cilat nxisin formimin e dhjamit dhe që fshihen në ambiente të papastra.

Këto substanca pengojnë funksionimin e hormoneve tuaja.

Sipas statistikave, substancat e tilla gjinden në çdo vend të shtëpisë tuaj dhe në nivele të larta.

Mjaftojnë tre mikrogramë që të kenë efektin për të shkaktuar ndryshime në qelizat tuaja yndyrore, shifër e cila është shumë më e vogël sesa ajo që ne i ekspozohemi çdo ditë.

Në këtë studim është zbuluar se sipërfaqet e pista, jo vetëm që bëjnë që qelizat yndyrore të rriten duke rritur trigliceridet, por sipërfaqet e tilla e kanë rritur edhe numrin e qelizave yndyrore në trup.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top