Shumë njerëz kanë pasuri të madhe materiale, por mbeten të pakënaqur në thellësi të shpirtit të tyre. Ata e dinë se kanë një bollëk gjërash, por, thellë në vetvete, ndjejnë se po u mungon diçka. Diçka që ata nuk mund ta blejnë dhe kjo është shumë e rëndësishme, vërtet e rëndësishme: një arsye për të qenë.
Paraja është thelbësore për mbijetesën, ashtu siç është e nevojshme të kemi veshje, çatinë mbi kokë dhe ushqim në tavolinë çdo ditë, për të bërë një jetë në kushte dinjitoze dhe të shëndetshme .
Ky është pikërisht paradoksi: se paraja është thelbësore dhe në të njëjtën kohë, varfëron ekzistencën e dikujt nëse bëhet themelore. Nuk është detyrë e lehtë të kapërcesh këtë kontradiktë në jetën e përditshme.
Të punosh vetëm për të fituar para nuk ka kuptim
Sipas Raportit Global të Pasurisë 2013 të publikuar nga Instituti i Kërkimeve Credit Suisse, 10% e individëve zotërojnë 86% të pasurisë totale të kombinuar në botë. Pa dyshim, një shifër për t’u menduar…
Me sa duket, ka shumë njerëz në botë që grumbullojnë më shumë sesa kanë nevojë dhe që nuk u intereson që të tjerët të vuajnë ashpërsinë e varfërisë.
Fakti është se kur lejoni që jeta juaj të diktohet nga pasuria, thjesht do të ktheheni në një mall tjetër. Do të futeni në lojën e një sistemi të padrejtë ekonomik. Do të filloni të shihni gjithçka nga pikëpamja e përfitimeve dhe do t’i shihni të tjerët sikur të ishin “mall”.
Për shkak të kësaj logjike të fitimit maksimal dhe investimit minimal, edhe dashuria, në disa raste, me shekuj, për disa u bë një produkt që mund të blihej dhe shitej.
Paraja nuk është negative, por përdorimi i tyre mund të jetë
Në të vërtetë, jo çdo gjë ka një çmim. Dhe jo gjithçka ka të bëjë me parat. Në përgjithësi, sa më shumë të ketë, aq më shumë dëshiron. Ky bëhet një cikël vicioz, pa fund.
Natyrisht, paratë nuk janë të këqija në vetvete, por aspekti negativ qëndron në përdorimin që mund t’i bëni. Po, paratë nevojiten për të jetuar, por kjo nuk është një arsye për të hequr dorë nga kush jeni apo kush dëshironi të bëheni.
Ai që jeton me para, nuk ëndërron, por llogarit. Problemi më i madh mund të ndodhë kur jeta të kërkon të përballesh me diçka për të cilën nuk kërkohen para. Ashtu si të qeshurit, përballja me vdekjen, të mësuarit se si të duam ose të jemi të lumtur përmes lumturisë së njerëzve tanë të dashur.
Në fakt, pasuria është brenda jush dhe jo brenda asaj që zotëroni. Ju mund të zhvesheni nga pasuritë tuaja, por ajo që jeni nuk mund t’ju hiqet kurrë. Dhe nëse mendoni se vleni më shumë se paratë që keni, gjithmonë mund të filloni nga e para. Jo më kot dikush tha dikur: “Njeriu më i pasur nuk është ai që ka më shumë, por ai që ka më pak nevojë.”
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.