Këshilla & Arsye

October 19, 2017 | 11:08

Pavarësisht vështirësive, jetoje sa më bukur çdo moment!

1

Sjellja e një ndryshimi të rëndësishëm në jeten tonë mund të jetë pak sfiduese, por mund të arrihet, pikërisht kur ne ndërgjegjësohemi se çdo gjë varet nga zgjedhjet tona. Jemi vetëm ne që i japim tjetër perceptim çdo lloj situate sado e vështirë qoftë ajo.

Arta Ismailati Llana, Msc.Psikologe Klinike, trapiste EDRM Niv.1, Poliklinika Qendrore Nr.3

Arta Ismailati Llana, Msc.Psikologe Klinike, trapiste EDRM Niv.1, Poliklinika Qendrore Nr.3

Kur bën më të miren, kur bën gjithçka që varet nga ty, kur shijon momentin, ditën, kur sfidon gjëra që duken të pamundura, atëhere ke ndihmuar veten tënde së pari , ke shijuar jetën dhe për çudi edhe tek të tjeret je i pelqyeshëm dhe merr dashuri.

E kunderta ndodh kur bie në dëshperim, qan mbi problemin tënd, je duke humbur ditët e jetës tënde, kohën tënde dhe ke ngelur peng i të shkuarës që nuk egziston, atëherë ke dëmtuar veten tënde më së shumti, e ke bërë jetën tende të mjerë dhe mjerimin nuk e do askush. Lëre pastaj për të tjerët që aq më pak ju intereson.

Pikërisht sepse njerëzit, jeta, ecin me ritme dhe dinamika aq të shpejta saqë secili vrapon rrugës për në destinacionin e tij.

Ndaj mos e ngarkoni ditën më shume seç duhet, secila ditë ka andrallat e saja, jetoje sa më bukur çdo moment. Edhe  kur ka ditë me shi të duhet të mësosh notin, ndryshe mbytesh në detin e dëshpërimit.

Duke dashur veten dhe njerëzit e tu, atëhere ke bërë më të mirën, ke bërë gjënë me të rëndësishme që duhet bërë, në të vetmen mundësi që na jepet vetëm një herë: jeta.

Sikur të përsëritej dy here kjo jetë, e sigurtë që çdo njeri do vinte me mendje ndryshe.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top