Studim

November 4, 2017 | 8:21

Pelegrinazhi në varrin e shenjtorit i shpëtoi jetën, historia që befasoi dhe mjekët italianë

Kjo është historia e z. Antonio Cataldi, titullarit të një prej hoteleve në Romë, brezi i katërt i një prej familjeve të viteve 1907, i martuar me Angela dhe baba i tre fëmijëve.

Ai thotë se në shtator të vitit 2007, për një shqetësim që nuk e dinte nga i vinte, ishte këshilluar nga vëllai i tij Enzo që t’i nënshtrohej ekzaminimeve klinike në spitalin lokal. Ishte një zbulim i frikshëm i diagnozës, i konfirmuar më vonë nga Klinika Gemelli.

Antonio Cataldi, 54 vjeç, titullar i një hoteli në Padova.

Antonio Cataldi, 54 vjeç, titullar i një hoteli në Padova.

Ishte e paoperueshme, por ndodhu mrekullia

Kancer malinj i mëlçisë, i paoperueshëm. Kjo ishte diagnoza e saktësuar nga spitali Fondi, Latina, konfirmuar edhe nga Klinika Gemelli në Romë, vjeshtën e vitit 2007. Pas lajmit të tmerrshëm, ai bëri një pelegrinazh në varrin e Sant’Antonio në Padova. Një vit më vonë erdhi shërimi, i cili gjithashtu u konfirmua nga mjekët specialistë. Suksesi u konfirmua në vitet e mëvonshme sa herë që Antonio Cataldi, 54 vjeçar, i nënshtrohet kontrolleve të përcaktuara.

“Një mrekulli e Shenjtit”, thotë protagonisti i kësaj fitoreje që, nga viti i largët i 2008, çdo vit me rastin e festës së 13 qershorit, shkon në pelegrinazh duke falënderuar “të lutet… sidomos për të tjerët”.

“Motra ime, Amalia, e cila shkon shpesh për pelegrinazh në Padova, më nxiti ta ndiqja në një udhëtim me autobus. Pra, unë që isha i përkushtuar ndaj Shenjtit, ashtu si nëna ime, shkova në varrin e tij, ku nuk kisha qenë kurrë më parë.

Çfarë ndodhi 14 tetorin e vitit 2008

“Së bashku me motrën, u gjenda përballë varrit, dhe ndërsa mbështesja duart mbi pllakën e gurit, ndjeva një djegie të fortë të më ndizte. Pak sekonda, që të ndryshonte shprehja ime, sepse Amalia më pyeti nëse isha mirë… Është e kaluara, është zhdukur, iu përgjigja”. 

“Kthehemi në Fondi, ndihesha shumë mirë, përkundrazi, isha mjaft mirë. Iu nënshtrova  ekzaminimeve dhe radiografive të tjera që më kishin kërkuar. Ishte 1 nëntor dhe nga spitali asnjë rezultat. Më mbajtën shtruar te Klinika Gemelli për njëzet e pesë ditë, për testime të mëtejshme, dhe gjithçka rezultoi negative. Profesor Baroni, shefi i onkologjisë, tha se nuk mund ta shpjegonte këtë fenomen. Me pak fjalë, ishte një mrekulli! Natyrisht, ishte një gëzim i jashtëzakonshëm në familje, mes miqve. Pastori i vjetër nga ana tjetër më tha se ishte një mrekulli dhe vëllai im nuk u përmbajt: “Shko te Shenjti dhe vendos çadrën … çdo vit”. Që atëherë, çdo 13 qershor, vij në Bazilikë, flas me rektorin Enzo Poiana, dhe lutem”.

Ekzaminimet mjekësore

Çdo tre muaj bëj kontrolle dhe gjithçka është e qartë. Unë kurrë nuk kam bërë kimioterapi apo trajtime të tjera. I kam besuar vetëm Sant’Antonios.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi /www.ilgazzettino.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top